Divide et Impera

Kuvendi i Kosovës për Kurban
Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me rëndësi të organizohet paqja.
(Aristoteli)
Historikisht, popujt dhe shoqëritë i kanë përcjellur dallimet dhe ndryshimet e opinioneve, përceptimeve ndaj ngjarjeve, ideve, veprimeve dhe aleancave të caktuara.
Mirëpo, si përgjatë historisë, ashtu sot e gjithë ditën, popujt dhe shoqëritë tjera, gjeten zgjidhje dhe ecin përpara, drejtë sfidave të reja.
Disa prej tyre, duke përdorur diplomaci të “ashpër e të butë” e “gjuajnë topin” në arën e fqinjëve, duke dizajnuar armik apo shpallur luftë të jashtme për të ruajtur paqen e brendshme, shpeshherë të brishtë!.

Me shoqërinë Shqiptare diçka nuk shkon!
Për këtë arsye sigurisht, si shumë merremi me historinë, në kontestin elegjikë se sa në bërjen e historisë dinamike, duke fajësuar sa njërën e tjetrën Perandori, e sistem, të cilët na lanë të prapambetur, apo të ngecur në kohe?!.
Ndërsa sot, kemi rënë në kurthen e asaj që thuhet sa nga armiqtë po ashtu edhe nga miqtë e rrejshëm,
“Shqiptari të fal gjakun po jo edhe suksesin”?!.
Ashtu si u pa gjatë këtyre ditëve, pamundësia e radhës e konstituimit të Kuvendit të Republikës.
Politikanët kosovarë, nga të cilët pjesa dërmuese kanë filluar të merren me politikë kur janë zgjedhur deputet, shumica sosh e tyre kanë rënë në kutin e Divide et Impera (përçajë dhe sundo) duke arritur në gjendje që një pakicë e minoriteteve, në vend se të jenë të stër-kënaqur me statusin e mbi privilegjuar ( sipas Pakos-halës në fyt të Ahtisarit, krahasuarë me “minoritetin” Shqiptarë të Kosovës Lindore, të cilët janë mbetur si jetim të Kombit të anatemuar) kanë shtrirë ambiciet e tyre duke kërkuar “shtet paralel” brenda banana Republikës “tè Kosovès”!

Një fund i ri ka filluar!
Të shohim fillimin e ri, pranim-dorëzimin e elefantëve veteran të cilët pushtetin e kanë marr prej pas lufte “si me tapi” dhe entuziastëve politikë të rinjë, a do të kenë fatin ti shkojnë deri në fund maratonës, kështu “ fyta-fyt”?!.
Kosovë, me fat ndryshimet në garën e gladiatorëve, shpresojmë se Kurbanët e prerë me rastin e kësaj Feste të Mëshirës, “do ta qesin këtë pu-shtet pak në udhë” të fatit dhe zgjidhjes së nyejve të tèrsit, se përndryshe, jem bërë ashtu si thotë populli,”mos u bëfsh me ju dhimbsë armikut”.(sic).!

Rrahman FERIZI