Ditë zie edhe sot në Maqedoni për aksidentin që humbën jetën 15 persona
15 viktimat e tragjedisë që humbën jetën gjatë aksidentit të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.
Aksidenti ndodhi më 13 shkurt rreth orës 17, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke shtypur barrierat rrugore dhe më pas ka përfunduar në humnerë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan alsat -m.
Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
Esat Emruli nga Gostivari
Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
Besim Fetai nga Vrapçishta
Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
Boban Avramovski, student i FON-it
Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.