Ballina Artikuj Dita Ndërkombetare kundër Korrupcionit

Dita Ndërkombetare kundër Korrupcionit

Korrupcioni ka qënë, është dhe me sa duket edhe per nje kohe te gjate do mbetet njeri nga problemet dhe semundjet me te rrezikshme qe lendojne dhe i bejne shoqerite njerezore te lengojne nga varferia, semundjet, amoraliteti dhe sa e sa negativitete tjera që i shohim ne shoqerite e ndryshme, varesisht nga niveli dhe llojllojshmeria e korrupcionit. Pa dyshim se ai eshte i llojllojshem dhe i preke fushat e ndryshme te jetes, por ai qe eshte me evidenti dhe me ndikuesi ne prishjen e mirqenjes dhe progresit te shoqerise, eshte korrupcioni ekonomik, si lokomotivë e gjithë vagonave tjere korruptiv. Pasqyrat e korrupcionit ne vendin done jane alarmuese dhe nuk do ceku ketu statistika-sepse keto i gjeni ne Raportet e ndryshme Kombetare dhe sidomos ato Nderkombetare, por me kete rast deshiroj t’iu kujtoj porositë Islame dhe verejtjet Kur’anore dhe Sunnetore rreth individeve dhe shoqerive qe e ushqejne kete Semundje kancerogjene per shoqerine. Islami yne i bukur dhe rregullues i jetes sone eshte kategorik dhe i ashper kunder korrupcionit pasi qe ai eshte mjet per realizimin e padrejte te benefiteve, interesave te ngushta individuale, grupore dhe klanore. Per kete dhe shkaqe tjera Islami e llogarite ate nga Haramet e medha dhe zbatuesit e tij te çfaredo forme, i llogarite nga njerezit qe duhet te ndiqen nga Ligji dhe qe do denohen me zjarre ne Diten e Gjykimit. Allahu në Kur’an thotë:” Dhe mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).” (El Bekare, 188). Ndërsa sahabiju i ndershëm Abdullah ibn Amri ka thënë:” I ka mallkuar Pejgamberi a.s Dhënësin e ryshfetit, Marrësin e tij dhe Ndërmjetësuesin (mes tyre)” (Tirmidhiu) Po ashtu Muhammedi a.s ka thënë:”Trupi i cilit do (njeriu) që mbahet me ryshfet, zjarri do jete i pari që do ta djeg ate”.
Gjithashtu dhuratat që u ipen zyrtarëve, dijetaret musliman i llogarisin nga te ndaluarat sepse ato llogariten nga menyrat dhe llojet e korrupcionit. Dhuratat e ofruara nga palët, zyrtarët duhet t’i refuzojne me ngulm, ose nese insiston pala, ato duhet vendosur ne arken e institucionit dhe ate pasi qe eshte njoftuar per kete pala. Ne lidhje me kete transmetohet nga Ebu Humejd Saidi se thotë:” I Derguari i Allahut e angazhoi nje burre nga fisi Ezd, e i cili quhet Ibn Lutebije, per ta mbledhur zekatin, dhe kur u kthye ky me zekatin e mbledhur tha: Kjo (pjese) eshte per ju (per arken e shtetit), ndersa kjo (pjese) me eshte dhuruar mua! Pastaj Pejgamberi u ngjit në minber(foltore) e falenderoi Zotin dhe tha: Ç’eshte puna e nenpunesit qe une e dergoj (per te mbledhur zekatin) e ai te thote: kjo eshte per ju, e kjo me eshte dhuruar mua?! Po te qendronte ne shtepine e babait te tij, apo ne shtepine e nenes se tij e ta shiqonte se a po i dhurohet ndonje send apo jo?! Pasha Ate, ne doren e te Cili eshte shpirti i Muhammedit, nuk ndodh qe ndonjeri nga ju te marr (pa te drejte) nga pasuria, pos se do vie Diten e Gjykimit duke e bartur ate ne qafen e tij…” (Buhariu dhe Muslimi)
Per fund, mos te harrojme se korrupcioni dhe ryshfeti duhet te luftohen pa meshire nga ligji dhe shteti, por dhe duhet mos harruar se nese nuk e mbjellim tek masat tona fetarizmin pozitiv permiresues, veshtire do ta kete shteti qe çdo njeriu me i’a vendose mbi koke nje polic.

Nga Husamedin Abazi

Exit mobile version