Në vendin tonë sot ka nisur dita e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit në të cilin agjërojnë myslimanët.
Ndonëse është obligim agjërimi, megjithatë, janë disa kategori të njerëzve që janë të liruar nga kryerja e këtij obligimi.
Të moshuarit, të sëmurët fizikisht dhe ata mendorë janë të liruar nga detyrimi i agjërimit. Gjithashtu të përjashtuara nga agjërimi janë edhe gratë shtatzëna, gratë gjatë periudhës së menstruacioneve dhe gratë që ushqejnë me gji të sapolindurit e tyre.
Në disa komunitete myslimane, njerëzit që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit pritet të kompensojnë këtë mungesë, duke ushqyer të varfrit dhe njerëzit në nevojë gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit.
Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, muslimanët agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Gjatë agjërimit, nuk konsumojnë asnjë ushqim apo pije dhe mendimet duhet të mbahen të pastra.
Agjërimi i ndihmon myslimanët të mësojnë durimin, modestinë dhe sjell përfitime shpirtërore.
Vaktet ushqimore shërbehen para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit dhe quhen respektivisht: syfyri dhe iftari dhe hahen së bashku me familjen ose me komunitetin lokal.
Kalendari islam bazohet në ciklet hënore, kështu që çdo vit vjen më herët rreth dy javë.