Dita e Kombëtares, sot Kosova luan ndaj Armenisë

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e parë të vitit, miqësoren përballë Armenisë, në Jerevan.

Nën udhëheqjen e selektorit të ri, trajnerit gjerman Franco Foda, “Dardanët” nisin një epokë të re, me synim kthimin e rezultateve të mira, frymën pozitive dhe arritjen e objektivave.

Duke filluar nga ora 17:00 me kohën tonë lokale, Kosova zhvillon sonte përballjen e parë nga dy ndeshjet miqësore të muajit mars.

Trajneri Foda nuk ka dhënë sinjale për ekipin që do ta paraqesë në fushë, duke i pasur të gatshëm të gjithë futbollistët e ftuar, por pritet që në duel me Armeninë dhe Hungarinë katër ditë më pas, ai të provojë të gjithë futbollistët e ftuar.