Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dita “D” në Gjeorgji, BE-ja apo Rusia?

Dita “D” në Gjeorgji, BE-ja apo Rusia?

Më shumë se 3 mijë qendra votimi u hapën mëngjesin e së shtunës për zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë. Presidentja Salome Zourabichvili, ishte zyrtarja e parë që votoi menjëherë pas hapjes së qendrave të votimit.

Pas votimit, ajo deklaroi se nuk ka votuar për personalitete, por për programin dhe shprehu besimin se Gjeorgjia do t’i fitojë këto zgjedhje.

Zgjedhjet po zhvillohen në një kohë kur shoqëria gjeorgjiane është në udhëkryq mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Partitë duhet ta kalojnë pragun prej 5 për qind për ta mbushur Parlamentin 150-vendësh.

Më shumë se 3.5 milionë qytetarë kanë të drejtë vote dhe shumica e tyre do të votojnë duke përdorur teknologji të reja votimi, njofton portali “Civil.ge”.

Sipas raporteve, gati 96 mijë njerëz votuan nga jashtë.

Përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR u takuan të premten me përfaqësues të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe partive opozitare.

Sondazhet tregojnë se partitë opozitare mund të fitojnë mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë për të zëvendësuar partinë pro-ruse në pushtet “Ëndrrën Gjeorgjiane”, e cila kontrollohet nga miliarderi i fuqishëm Bidzina Ivanishvili.

Koalicioni përfshin forcën kryesore opozitare të Gjeorgjisë, Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare (UNM) të ish-presidentit Mikheil Saakashvili dhe Ahali, një parti e formuar së fundmi nga ish-pjesëtarët e UNM-it, Nika Melia dhe Nika Gvaramia.

Së bashku me disa parti më të vogla, opozita nënshkroi platformë politike pro-evropiane që përshkruan reformat e gjera zgjedhore, gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit.

Një sondazh i bërë nga agjencia amerikane “Edison Research” pak para zgjedhjeve tregoi se “Ëndrra Gjeorgjiane” pritet të marrë 34 për qind, ndërsa opozita së bashku 53 për qind.

Exit mobile version