Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.
Ajo në kategorinë -52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.
Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Nora u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë. Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës.