Distria Krasniqi nuk është kthyer duarbosh nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio.
Xhudistja kosovare triumfoi në përballjen për vendin e tretë kundër Laura Martinez Abelenda, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Distria triumfoi vetëm pas 30 sekonda me ippon.
Ndryshe, Distria Krasniqi ishte garuesja e parë kosovare në Botërorin që po mbahet në kryeqytetin japonez.
Ajo hupi mundësinë për ta fituar medaljen e artë, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga vendasja Tonaki.