Distria Krasniqi eliminohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi është eliminuar në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë.
Krasniqi e cila garon në peshën -48 kilogramë, u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ‘ippon’.

Distria tani do të ketë mundësinë të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku fillimisht do të ndeshet me rusen Irina Dolgova.

Xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.