Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Krsaniqi u mposht në finalen e madhe nga Diyora Keldiyorova (Uzbekistani), shkruan Indeksonline
Me këtë humbje në finale, Krasniqi siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që është e para për Kosovën në këtë vit, kurse e katërta në historinë e saj.
Kujtojmë që Distria Krasniqi poashtu bëhet sportistja e vetme nga Kosova që ka dy medalje një të artë dhe një të argjendtë./