Distria Krasniqi ka humbur në çerekfinale të Grand Prixit të Holandës.
Xhudistja kosovare ka humbur mundësinë për të kërkuar medaljen e artë edhe në Holandë, sikurse bëri në Uzbekistan.Në luftën çerekfinale, Krasniqi u mund nga xhudistja nga Japonia, Aya Sakagami në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Tani Krasniqi do të vazhdojë garën duke kërkuar medaljen e bronztë.Sfida e saj e radhës është kundër rumunes, Monica Ungureanu.