Ballina Artikuj Distanca më e keqe ndërmjet dy personave mund të jetë keqkuptimi

Distanca më e keqe ndërmjet dy personave mund të jetë keqkuptimi

Distanca më e keqe ndërmjet dy personave është keqkuptimi, sidomos kur ai është ndërgjinor. Ajo që shkruajmë këtu mund të vlejë për shumicën, por jo për të gjithë njerëzit!

Si duhet t’i kuptojmë gratë?

1. Gruaja është krijesë që mund të ndërthurë në vetvete kontradikta; në shtatëzani dhe lindje ajo kombinon dhimbjen dhe dashurinë; përballë lazdrimit të fëmijëve, ajo kombinon ankesën, dashurinë, kënaqësinë dhe frikën për ta; për shkak të refuzimit dhe kritikave të burrit, nuk dëshiron të jetojë me të, t’i përmbahet atij, por në anën tjetër nuk ka dëshirë ta braktisë atë dhe vazhdon të ketë xhelozi për të; duke qenë vajzë, ajo vuan nga mizoria e babait dhe ashpërsia e tij, por lutet për të dhe ndjenjën e sigurisë në praninë e tij, kështu që ajo ndonjëherë kombinon të qeshurën dhe të qarat në të njejten kohë.

2. Gruas i pëlqejnë detajet më shumë sesa burrit, në fjalë, në përshkrime, në marrëdhënie dhe në rrobat e saja, përkundër burrit që ka dëshirë t‘i shikojë gjërat në përgjithësie jo në detaje.

3. Gruaja e do shumë të folurit dhe muhabetin, sepse heshtja e lëndon atë, asaj i pëlqen të shprehet, të përshkruajë, të shpjegojë dhe të flasë më shumë sesa një burrë që kënaqet me fjalë të shkurtra, dhe kjo është arsyeja se pse shumë gra shpjegojnë heshtjen e burrit si mungesë dashurie për të, veçanërisht heshtjen e papritur, sepse në interpretimine gruas heshtja(e burrit) është shqetësim për palën tjetër(gruan), ndërsa heshtja në botën e një burri është e natyrshme dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht urrejtje dhe mungesë dashurie.

4. Gruas gjithmonë i pëlqen të ketë përparësi në jetën e burrit të saj, dhe kjo është arsyeja se pse ajo planifikon dhe mendon se si të jetë e para në ranglisten e burrit, prandaj ndjen rivalitet ose xhelozi nëse një grua tjetër bëhet më e afërt me burrin e saj, edhe nëse është motra ose nëna e tij, dhe burrë inteligjent është ai që gjithmonë e ndien se gruaja e tij është numri një në jetën e tij.

5. Paratë dhe pasuria në botën e një gruaje kanë të bëjnë me argëtimin, me zbavitjen, me dëfrimin dhe me kënaqësinë, prandaj e ka dorën e lirë të blejë shumë, ndërkohë burri i sheh paratë si shtyllë të jetës dhe sigurisë për të ardhmen, dhe një mjet për mirëqenien e së ardhmes.

6. Gratë shpejt bëhen nervoze, por shpejt edhe pajtohen, ndërsa burrat më ngadal bëhen nervoz, por ju duhet kohë për tu pajtuar.

7. Gruaja zakonisht heziton në marrjen e vendimeve, e shumë prej tyre edhe e delegojnë vendimin te të tjerët ose konsultohen gjithmonë me dikë para se të marrin vendime, ndërsa burrat janë më të shpejt në marrje të vendimeve dhe pak prej tyre hezitojnë. Në një farë mënyre gruaja është më e lumtur nëse ndien udhëheqjen e burrit dhe e ndihmon atë në marrjen e vendimeve.

8. Gruaja shkëlqen mbi burrin me marifet, ajo ka aftësinë për ta tërhequr dhe fituar vëmendjen e tij, qoftë babait, burrit apo djalit, përmes përdorimit të shkathtësisë, hilesë, strategjisë, zbukurimit dhe feminitetit të saj. Feminitetit i saj shfrytëzohet për të nënshtruar burrin, në qoftë se nuk arrihet qëllimi me këto mjete, atëherë ajo përdor mjete të tjera të tilla si sëmundje, dhimbje dhe ankesa dhe shumë shqetësime tjera.

9. Ndonjëherë ajo shpreh një gjë të caktuar me refuzim dhe thotë “nuk e dua”, por ajo në fakt e dëshiron atë, ose përshkruan diçka që nuk i pëlqen, por në fakt ajo e pëlqen atë, dhe për këtë ne rekomandojmë që burri të mos marrë të gjitha fjalët e gruas mbi bazën e logjikës realiste, ndonjëherë duhet të lexohen ndjenjat e saj, e jo fjalët.

10. Gruaja është fabrika e dashurisë, emocioneve, ajo është vendi i ngrohtësisë, atmosferës, gazmendit dhe rehatisë, pa të cilën burri është i humbur dhe nuk e shijon jetën dhe dhurimin, se ajo është një nga shenjat e Zotit në krijimin e Tij. Kjo është arsyeja se pse i Plotfuqishmi në Kuran tha: „një prej shenjave të Tij është që prej llojit të juaj krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë“, kështu që Pejgamberi a.s e filloi thirrjen e tij me një grua (Hatixhja) dhe e vulosi jetën e tij duke vdekur në prehrin e gruas së tij (Ajsheja).

Përktheu dhe përshtati: Halil Avdulli

Exit mobile version