Imagjino veten duke ecur në rrugë shikon një tabelë. Ndalohet kalimi… Zonë e minuar.
Brenda vetes nuk do të kesh ndjenjë urrejtje për atë që vendosi tabelën edhe pse ai të thotë (Ndalohet) por me shumë se kaq do ta falenderosh atë, dhe nuk do ta shohësh këtë tabelë si kufizim i lirisë tënde.
Por do ta shohësh si kujdes për jetën.
Po drejton një kamion që ka një ngarkesë mbi 20 ton. Kur arrin te një urë tabela tregon (Ngarkesa e lejuar 10 ton)
A do të shikosh nëse ka ndonjë punonjës të policisë rrugore aty pranë?
A do të mendosh që mund të marrësh ndonjë gjobë për kundërvajtje?
Jo asnjëherë…
Nuk është shqetësim polici apo gjoba çështja është shumë herë më serioze.
Ti mund të rrëzohesh dhe rrezikon jetën.
Gjoba është e papërfillshme përpara jetës.
Urtësia e këtyre shembujve…
“Ka ndryshim të madh mes atij që i kupton dispozitat e fesë si kufizim të lirisë dhe atij që i kupton si siguri për jetën”.
Thotë Zoti në Kuran: “E kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten” (Kuran: Talak: 1)
Nga: Mohammed Rateb al-Nabulsi
Hoxhë Vladimir Kera