Obligimi për mbajtjen e helmetës mbrojtëse gjatë ngasjes së trotinetëve elektrik ka ngjalluar reagime nga shoqata jo qeveritare
Ndryshimet e fundit ligjore për sigurinë në komunikacionin rrugor në Kroaci, hyni në fuqi sot.
Ky ligj i përshkruan trotinetët elektrike si automjete që nuk klasifikohen në asnjë kategori tjetër, pa ulëse, motori i tyre nuk është më i fortë se 25 m3 ose 0,6 kW dhe shpejtësia maksimale e tyre është më e madhe se 25 km/h.
Me dispozitat e këtij ligji janë të përcaktuara sipërfaqet në të cilat mund të lëvizin dhe kushtet që duhet të plotësojnë automjetet (trotinetët) dhe drejtuesit e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, thekson MPB-ja.
Helmeta mbrojtëse e patjetërsueshme
Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që do të ngasin trotinetët elektrik patjetër të kenë helmet mbrojtëse. Dhe, jo vetëm personat më të vjetër se 16 vjet, siç është rasti me biçikletat. Lëvizja e tyre duhet të bëhet nëpër shtigjet e biçikletave, ndërsa në mungesë të tyre ata mund të qarkullojnë edhe nëpër trotuare (zona të qeta të komunikacionit).
Gjatë periudhës së natës, apo në kohë kur dukshmëria është zvogëluar, të gjithë drejtuesit e biçikletave dhe trotinetëve eletkrik patjetër të kenë veshur jelek reflektues, apo ndonjë shenjë tjetër reflektuese.
Gjoba për drejtimin trotinetëve elektrik apo biçikletave nën efektin e kufjeve në të dy veshët do të kushton 40 euro.
Në rast se trotineti elektrike është mbi 0.6 kË, apo më i shpejtë se 25 km/h, nuk lejohet të përdoret në komunikacionin publik. Opsioni i vetëm është të limitohet apo të atestohet, dhe nëse është mundur të regjistrohet, thonë nga shoqata Strujni Krug.
Kjo shoqatë e ka mirëpritur vendimin për gjobat në vlerë prej 40 euro për parkimin në stacionet e karikimit të aksesueshëm nga publiku për automjetet elektrike. Por, sipas tyre detyrimi për të veshur helmeta për të gjithë drejtuesit e trotinetëve elektrik do të ngadalësojë pranimin e formave të reja të transportit që kanë potencial për të lehtësuar bllokimet në qendrat e qyteteve dhe për të reduktuar ndotjen nga gazrat e shkarkimit.
Koncept i ri i një automjeti plotësisht të automatizuar
MPB-ja thekson se ligji i ri rregullon pjesëmarrjen e vozitësve në komunikacionin rrugor për herë të parë, si dhe prezanton një term të ri që nënkupton automjetin plotësisht të automatizuar, gjegjësisht mjetin që mund të lëvizë në rrugë pa praninë e shoferit.
Sanksione parashikohet edhe për drejtuesit e mjeteve që e përdorin mjetin pjesërisht të automatizuar në mënyrë që të lëvizë në mënyrë të pavarur, ndërsa drejtuesit e mjeteve nuk janë ulur në ulësen e shoferit, gjë që i bën të paaftë për të reaguar në raste të paparashikuara.
Në përputhje me shembujt nga praktika, është ndryshuar ose zgjeruar detyrimi për të paraqitur të dhëna të besueshme për personin që drejtonte mjetin në momentin e kryerjes së kundërvajtjes, të regjistruara nga kamera për mbikqyrjen e shpejtësisë.
Duke qenë se shuma aktuale e gjobës nuk i pengon drejtuesit e mjeteve të bëjnë shkelje, ligji i ri rrit edhe lartësinë e gjobës për shkeljen e shpejtësisë së pahijshme, e cila më së shpeshti shqiptohet në rast aksidenti trafiku, nga 66 në 133 euro, thekson MPB-ja. /trt