Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Disa vende Evropiane pezullojnë vaksinën AstraZeneca, shkak ‘efektet anësore’

Disa vende Evropiane pezullojnë vaksinën AstraZeneca, shkak ‘efektet anësore’

Danimarka nuk do të përdorë vaksinën COVID-19 të AstraZenecas për dy javë pas raporteve se disa pacient kishin zhvilluar mpiksje serioze të gjakut dhe në një rast pacienti mund të ketë vdekur si rezultat, thanë autoritetet e vendit sot.

Ata nuk thanë se sa raporte të mpiksjes së gjakut kishin qenë, gjërsa në anën tjetër Austria ka ndaluar përdorimin e një serie të AstraZenecas ndërsa heton një vdekje nga çrregullimet e mpiksjes dhe një sëmundje nga embolia pulmonare.

Pas lëvizjes së Danimarkës, Norvegjia poashtu njoftoi më vonë të enjten se po ndalonte gjithashtu përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Raportohet se edhe Italia tha sot se do të ndërpresë përdorimin e një verzioni të AstraZenecas që ishte i ndryshëm nga ai i përdorur në Austri.
Katër vende të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu dhe Letonia – kanë ndaluar vaksinimet ndërsa vazhdojnë hetimet.
Prodhuesi i ilaçeve tha në fillim të kësaj jave se barnat e tyre ishin subjekt i kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë dhe se nuk kishte “asnjë efekt serioz anësor të konfirmuar të lidhur me vaksinën”. Ata gjithashtu thanë se ishin në kontakt me autoritetet austriake dhe do të mbështesnin plotësisht hetimin e tyre.

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha të mërkurën se deri më tani nuk kishte prova që lidhin AstraZenecan me dy rastet në Austri. /Mesazhi.com

Exit mobile version