Nxehtë, pak kohë në dispozicion dhe dëshironi një vakt të lehtë? Ja disa receta të thjeshta për të përgatitur spageti perfekt, pa hequr dorë nga asgjë.
Spageti me hudhër, vaj dhe spec
Një recetë klasike për ata që i pëlqejnë shijet e forta. Skuqeni në vaj ulliri specin e freskët djegës, të pastruar nga farat dhe të grirë së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Hiqeni këtë të fundit, shtoni një garuzhde ujë nga zierja e spagetit dhe në fund dhe spagetit e zier. Shtoni pak majdanoz të grirë dhe përziejini për pak minuta.
Spageti me hudhër, vaj dhe açuge
Procedura është e njëjtë me të parën, por speci djegës zëvendësohet me açuget. Ndaj skuqini me pak hudhër këto të fundit, shtoni spagetit në fund dhe lërini të marrin shije për pak minuta dhe në fund shtoni majdanozin e grirë.
Spageti me mocarela dhe domate qershi
Skuqini për 15-20 minuta copat e domateve në vaj ulliri me kripë dhe piper. Shtoni spagetit e zier dhe përziejini dhe për pak në tigan me lëngun e domateve. Në fund të gatimit shtoni mocarelën e prerë në kube, përziejini dhe shërbejini.
Spageti me ullinj
Salcën e zakonshme me domate aromatizojeni me ullinj pa bërthamë të copëtuar dhe kalojini në tigan për disa minuta bashkë. Kullojini spagetit dhe jeni gati për t’u ulur në tavolinë.