Disa palestinezë të plagosur në sulmin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor

Gjatë sulmit të një grupi të kolonëve hebrenj në një fshat të Bregut Perëndimor nën pushtim u plagosën disa palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mazin Shahade, kryetari i Këshillit të fshatit Urif, konfirmoi për AA se rreth 15 banorë hebrenj u futën në fshat dhe filluan të hudhin gurë mbi shtëpitë palestineze.

Ai tha se nga sulmi u plagosën disa palestinezë ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale ndaj shtëpive të tyre.

Shahade tha se policia izraelite mbërriti në vendngjarje, e cila në vend që të mbrojë plestinezët ka mbrojtur kolonët hebrenj. Ata ndërhynë gjithashtu me gaz lotsjellës tek vendasit të cilët kritikuan një reagim të tillë.