A ju ka ndodhur ndonjëherë të hani ushqim pikant dhe mos të dini si ta shuani zjarrin në gojën tuaj?!
Më poshtë gjeni disa ushqime që mund të konsumoni pasi të keni ngrënë diçka shumë pikante dhe cilat duhet t’i shmangni.
Ujë
Pirja e një gote me ujë të ftohtë është një reagim natyral në momentin kur mendoni se goja juaj po digjet. Sidoqoftë, edhe pse uji ndalon përkohësisht ndjenjën e djegësisë, ai në të vërtetë do të përhapë kapsaicinën, përbërës i specave djegës dhe vetëm do t’i përkeqësojë gjërat.
Qumësht ose kos
Qumështi përmban kazeinë, një proteinë që ndihmon në shpërbërjen e molekulave të kapsaicinës. Kjo është pikërisht arsyeja pse shumë pjata meksikane dhe indiane shërbehen me një lloj produkti të qumështit. Sa më shumë yndyrë qumështi të përmbajë, aq më i mirë është efekti, pasi yndyra përzihet me kapsaicinën dhe e shpërndan atë.
Sheqer
Mënyra më e thjeshtë që mund të “ftohni” gojën është të vendosni një lugë çaji sheqer ose mjaltë në të. Mbajeni atë në gojën tuaj për një kohë dhe pastaj pështyjeni atë, një shtresë do të formohet në gjuhën tuaj që do ta mbrojë atë nga ndjenja e nxehtësisë.
Akullore
Akullorja është një përzierje e qumështit, sheqerit dhe yndyrës, gjë që e bën atë të përsosur për ftohjen e gojës dhe “shuarjen e zjarrit”.