Helmimi me ushqim shkaktohet nga ngrënia e ushqimit apo konsumimi i ndonjë pije e cila është e kontaminuar me lloje të caktuara të baktereve, paraziteve, viruseve apo toksinave tjera.
Ushqimi mund të kontaminohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mënyra më e mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi, është duke i ndjekur këto këshilla:
– Gjithmonë pastroni duart
– Sigurohuni që mishi është i pjekur mirë
– Nëse dikush ka gastroenterit, mos e lejoni ta prekë ushqimin të cilin ju do ta hani
– Mos i lini kafshët shtëpiake, mizët apo insektet tjera afër ushqimit
– Mos e ruani ushqimin në temperatura të pacaktuara – kjo u mundëson baktereve të rriten.
Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?
– Marramendje
– Diarre
– Vjellje
– Dhimbje stomaku
– Djersitje, grip apo ethe
– Dhimbje të kokës
– Lodhje të tepërt
Këto simptoma mund të jenë të njëjta edhe me sëmundje tjera, por nëse jeni të vetëdijshëm se mund të keni ngrënë ushqim të kontaminuar, atëherë është mirë të shkoni menjëherë te doktori.
Gjithashtu vlen të ceket se disa njerëz janë më të rrezikuar se tjerët për t’u helmuar nga ushqimi.
Personat në moshë, fëmijët, gratë shtatzënë dhe njerëzit me sistem të dobët të imunitetit duhet të kujdesen më shumë gjatë përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit./Mesazhi/