- Të bën të urresh të kaluarën tënde!
… sidomos 500 vjetët nën Perandorinë Osmane.
…(edhe pse ishin shekujt ku shqiptarët përjetuan lulëzim) - Nuk të tregon që nga vitet 800-1350 ishim në grahmat e fundit të asimilimit total në sllavë dhe grekë (mjafton të shikosh toponimet sllave që sot e kësaj dite trashëgojmë nëpër trevat tona)
- Nuk të tregon që në fakt me ardhjen e Perandorisë Osmane në rimorëm tokat nga sllavët (ashtu siç e rimorëm Kosovën me ardhjen e amerikanëve në Ballkan).
- Nuk të tregon po ashtu se Islami kurrë nuk u përhap me dhunë, por në fakt u bë barrierë kundër asimilimit në sllavë dhe grekë.
- Të bën të urresh verbërisht shumë heronj dhe atdhetarë që të janë portretizuar si “tradhtarë” – Dhe anasjelltas të bënë të idhullizosh shumë “heronj” që ishin vegla të armiqve.
- Të bën të kesh turp nga vetvetja, dhe të kesh komplekse inferioreteti dhe me dëshpërim kërkon të tjetërsohesh, pra t’i ngjash pales që idhulluzon.
- Të bën të urresh aleatet e vërtetë dhe të kamuflon armiqtë e vërtetë (ata qe te morën tokat, dhe bënë gjenocid kundër teje).
Pra të bënë të asimilohesh me dëshirë (pa luftë) sepse historia e manipuluar i jep efektet e veta helmuese.
E gjithë kjo sepse është shkruar nga armiqtë jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të korpusit etnik shqiptar në tërësi.Nexhmedin Spahiu