Disa mënyra se si të kërkoni falje

Të kërkoni falje për ndonjë gjë të gabuar që keni bërë kundër partnerit ndonjëherë duket vështirë.

Mënyra e kërkim faljes është e llojllojshme, dikush mban inat dhe nuk mund të kërkojë falje, mirëpo janë disa mënyra se si mund të kërkoni falje për ndonjë problem të caktuar.

Paraqesim 5 mënyrat e kërkim faljes, të cilat mund të fitojnë shansin e dytë në një marrëdhënie.

Të jeni të ndershëm dhe të pranoni përgjegjësinë tuaj. Shpesh, një kërkim falje tingëllon fallco apo jo bindëse përshkak se personi nuk është në gjendje të zotërojë gabimet e tij. Ju nuk duhet të kërkoni vetëm të ju falin. Kërko falje që të mund të kërkosh për faljen.

Të jeni specifik dhe t’i shmangeni hallakatjes. Pranoni fajin tuaj edhe me zë për të siguruar kohë që ta shfrytëzoni në të ardhmen. Përveq kësaj, jepni personit tjetër një hapsirë dhe respekto më pas vendimin. Ju bënë më mirë nëse kërkoni falje. Nëse personi tjetër dëshiron të ndërpresë lidhjet me ju pavarësisht kërkim faljes, atëherë është më mirë që të qëndroni i qetë. Derisa duke u përpjekur që të kontaktoni personin në fjalë në një kohë prej pak ditësh mund të ju ndihmojë.

Tregoni atyre saktësisht pse ju vjen keq. Kjo do ta bëjë të vështirë për atë që nuk të fal ty. Gërshetimi i një historie ose duke u përpjekur për të justifikuar gënjeshtrën tuaj mund të përfundojë të humbni shansin e fundit që keni pasur.

Të luani të pafajshminë nuk ju ndihmon të dilni nga rrëmuja. Pranoni fajin në vend se të zhvendosni fajin në dikë tjetër , kjo ndoshta mund të ju ndihmojë të shuani zjarrin e dyshimit fillestar , por nuk do të jetë afatgjate.

Mënyra më e mirë për të kërkuar falje dhe rivendosjen e dëmit është të pyesni personin se si ju mund të justifikoheni dhe të rregulloni dëmin e shkaktuar. Kjo do të lejojë personin tjetër që të mendojë dhe të ju jap një shans. Përveç kësaj, premtoni për një besnikëri në mardhënie.Është e rëndësishme që kjo të tingëllojë e vërtetë./Mesazhi/