Të ndihmosh fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre, është një sfidë e vërtetë. Fëmijët e vegjël, shpesh nuk i kuptojnë ndjenjat e tyre dhe kjo mund të jetë shqetësuese për ta.
Duke e ndihmuar fëmijën të kuptojë dhe të shprehë ndjenjat e veta, në të njëjtën kohë e ndihmon atë të kontrollojë emocionet.
Vërini ndjenjave një emër. Ndihmojeni fëmijën ti vërë një emër ndjenjës që po përjeton, p.sh. “Duket sikur kjo lojë po të nervozon”. Kjo do u mësojë atyre ti kuptojnë më mirë ato.
Sugjerojini të vizatojnë atë që ndjejnë. Duke vizatuar atë ҫfarë ndjejnë në letër, ata kalojnë në procesin e të menduarit rreth këtyre ndjenjave.
Kështu ata ndërtojnë një imazh mbi këtë ndjenjë dhe e kanë më të lehtë ta njohin kur ta përjetojnë sërish atë.
Lërini të shprehin ndjenjat nëpërmjet lojës me kukulla. Ndonjëherë fëmijët ndihen më mirë kur përdorin karaktere imagjinare siҫ janë kukulla të ndryshme, për të shprehur ndjenja të tilla si zemërimi.
Lexojini libra me histori. Fëmijët i duan librat dhe ndërkohë që dëgjojnë histori ku përshkruhen ndjenjat, ata mësojnë si ti shprehin ato.
Bisedoni rreth ndjenjave. Gjatë kohës së gjumit, luani “loja e ndjenjave” ku ti kërkoni fëmijës të kujtojë një ndjenjë të caktuar.
Nëse fëmija është i vogël mund ti thoni të kujtojë një moment kur është ndjerë i lumtur, i trishtuar, i zemëruar apo i habitur.
Nëse fëmija është më i madh kërkojini të kujtojë ndjenja më të ndërlikuara si nervozizmi, turpi, sikleti, ose kur janë ndjerë mirë me veten etj…/Mesazhi/