Disa mënyra për të djegur kaloritë pa i vërejtur

Duke bërë disa veprime të thjeshta, si ngjitja e shkallëve, qëndrimi në këmbë, larja me duar e veturës, ju do t’i shtoni aktivitetin fizik ditor dhe do t’i ndihmoni vetes të djegë më shumë kalori.

Mundohuni të shmangni ashensorët dhe të përdorni sa më shumë shkallët. Në këtë mënyrë ju nuk do të duhet të prisni ardhjen e ashensorit, duke i kursyer kohë vetes, dhe sigurisht duke përfituar në aspektin fizik. Vetëm pesë minuta ngjitje nëpër shkallë djeg 144 kalori.

Në vend se t’i merrni gjësendet e blera të gjitha përnjëherë, dërgoni ato një nga një nga vetura deri në shtëpi. Kështu do të lëvizni më shumë dhe do të digjni më shumë kalori.

Kur qëndroni duke pritur në zyrën e mjekut, në stacion, në ndonjë institucion, provoni të qëndroni në këmbë dhe jo ulur. Qëndrimi në këmbë djeg 36 kalori më shumë në orë se sa të qëndruarit ulur.

Përdorni pajisje mekanike për të pastruar dhe rregulluar kopshtin tuaj, në vend të pajisjeve elektronike. Duke punuar kopshtin me dorë në vend të pajisjeve, ose duke mbledhur gjethet dhe mbeturinat me grabujë në vend të ventilatorit të gjetheve, ju do të digjni 50 kalori më shumë çdo gjysmë ore.

Pastrojeni dyshemenë më shpesh. Duke aktivizuar trupin dhe duart tuaja gjatë pastrimit të dyshemesë, ju do të harxhoni më shumë kalori se sa kur e pastroni atë me thithëse. Dhe sigurisht pastrimi me duar e bën dyshemenë të duhet më mirë.

Përtypni çamçakëzë pa sheqer. Kërkimet e fundit kanë gjetur se aktivizimi vetëm i muskujve të nofullës djeg rreth 11 kalori në orë.

Lajeni veturën tuaj me duar në vend se të përdorni pastrues automatik ose ta dërgoni në autolarje. Ju do të digji rreth 280 kaloni në orë gjatë larjes së veturës dhe do të kurseni para.

Luani me fëmijët. Improvizimi i lojërave të basketbollit, futbollit, ose lojërave tjera, madje edhe vetëm kërcimi në litar dhe hedhja e topit, do t’ju ndihmojnë ta harxhoni energjinë e tepërt dhe të jepni një shembull të mirë të një personi aktiv para fëmijëve tuaj. Ju do të digjni nga 80 deri në 137 kalori çdo 10 minuta, në varësi të aktivitetit./Mesazhi/