Prindërit mund të zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit të tepruar ndaj teknologjisë, duke vendosur rregulla bazë.
Këtu po ju paraqesim disa mënyra se si ti largoni fëmijët nga ekranet.
- Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë
Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund ti përdorin tabletat apo të luajnë video lojra, dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.
- Lexoni bashkë me fëmijët tuaj
A ka ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin? Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën. Fëmijët gjithashtu zhvillojnë aftësitë dëgjuese përderisa ju jeni duke lexuar me zë të lartë, dhe kjo mund të zhvillojë fjalorin e tyre që në moshë të re.
- Zhvilloni interesin e tyre për art
Të shtyni fëmijët tuaj për të mësuar ndonjë nga artet është një mënyrë shumë e mirë për ti inkurajuar të mos lidhen për teknologjisë. Ekspertët pajtohen se arte të ndryshme zhvillojnë pjesë të ndryshme të trurit në të njejtën kohë. Ekziston një lidhje e drejpërdrejtë midis të mësuarit dhe arteve. Artistët kanë aftësi të zgjeruara verbale, të kujtesës, disciplines, inteligjencës emocionale, madje edhe të leximit dhe aftësive matematikore.
Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit
Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 72% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Ky 72% i të rinjve flejnë një orë më pak se mesatarja e fëmijëve që nuk flejnë me pajisjet e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.
Jepni një shembull të mirë
Sipas një artikulli të bërë kohëve të fundit, theksohet se fëmijët formojnë identitetin e tyre duke ju imituar juve. Ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të zhvillojë shprehi të mira, nëse ju nuk e shfaqni veten me ato.
Asnjëherë mos e sillni telefonin tuaj në tryezë, dhe çkyqni rregullisht pajisjet saherë që fëmija juaj kërkon kohën tuaj.