Menopauza është periudha që shënon fundin e menstruacioneve. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh).
Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre.
Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet të marrin këshilla dhe të marrin trajtimin dhe diagnozën e duhur.
Terapia HRT
HRT nuk është e sigurt. Sipas disa studimeve, kjo terapi ndihmon në periudhën e menopauzës, por mund të shkaktojë kancer gjiri më pas. Kjo është një arsye që shumë femra nuk po i nënshtrohen kësaj terapie.
Mosha mesatare për menopauzën
Menopauza ndodh gjithmonë pas moshës 50 vjeç. Mosha mesatare për gratë për fillimin e menopauzës është 51 vjeç.
Shumica e femrave përjetojnë menopauzën e hershme, e cila ndodh në moshën 45-55 vjeç dhe ato duhet të jenë të vetëdijshme që menopauza e hershme mund të ndodhë në çdo kohë pas të 40-ave.
Femrat duhet të vizitohen në fillimet e menopauzës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse mungesa e estrogjenit mund të çojë në kushte më të rënda si osteoporoza.
Simptomat e menopauzës
Femrat duhet të jenë të vetëdijshme se menopauza ka simptoma të ndryshme. Shumica e femrave ndiejnë afshe të nxehta dhe djersijnë gjatë natës, mund të kenë imunitet të dobët, thatësi vagjinale dhe dhimbje koke.
Simptomat ndryshojnë në varësi të ndryshimit të humorit. Madje shumë femra përjetojnë ankth dhe depresion.
Humbja e dëshirës seksuale
Humb dëshira për seks sepse ulet numri i hormoneve. Shumë femra gjatë menopauzës përjetojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe kjo shkaktohet nga mungesa e hormoneve seksuale.
Por sipas studimeve, mungesa e dëshirës për seks vjen edhe për shkak të thatësisë vagjinale.
Ndalimi i periodave dhe perimenopauza
Në fillimet e menopauzës disa femrave mund t’u vijnë periodat gradualisht deri në momentin që nuk do t’u vijnë më, kurse për disa të tjera është më e dhimbshme sepse periodat nuk vijnë dhe kjo quhet periudha e perimenopauzës.
Menopauza zgjat disa vite
Për disa femra periodat ndalen menjëherë pa pasur asnjë simptomë, kurse kohëzgjatja mesatare e menopauzës mund të jetë deri në 4 vjet. Menopauza ka përfunduar kur femrës nuk i kanë ardhur periodat për 12 muaj./Mesazhi/