Që rrobat të jenë të rregullta e të pastra nuk mjafton vetëm t’i fusni në lavatriçe. Gjatë procesit të larjes ndodh që mund të bëni gabime të ndryshme.
Duke filluar që nga përzierja e rrobave, gradimi jo i duhur, etj. Më poshtë do të lexoni disa nga rregullat që duhet të keni parasysh gjatë larjes që i bëni rrobave në lavatriçe.
Përzierja e materialeve të ndryshme
Përveç ngjyrës së rrobave ka rëndësi edhe materiali i tyre. Copat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vaçantë. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.
Tejmbushja e lavatriçes mbi normën e lejuar
Mendojmë që sa më shumë rroba të kemi për të larë aq më mirë është në mënyrë që të mbushim një lavatriçe për të larë. Por duhet të bëni kujdes pasi edhe ajo ka kufizimet e saj.
Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat që ndodhen brenda saj si dhe prania e shumë rrobave bën që lavatriçja tua rrudhosë ato.
Sasia jo e duhur e detergjentit
Që të keni rezultatet më të mira, zbatojini me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit. Nëse rrobat janë shumë të pista, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar. Gjithashtu nuk duhet edhe ta teproni me detergjentin. Sepse më pas bëhet shumë shkumë dhe mund të grumbullohen papastërti nëpër bluza.
Mos përdorni të njejtin program larjeje
Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njëjtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja. Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta lajnë shumë lehtë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve i rrudhos më pak ato.
Larja e njollave para
Mos larja e njollave para futjes se rrobave ne lavatriçe është një gabim qe pjesa me e madhe e bën. Nëse ato nuk pastrohen qe ne fillim nuk do mund te hiqen lehtësisht gjate larjes ne lavatriçe pasi ndotja do ketë depërtuar ne thellësi./Mesazhi/