Si funksionon kartëmonedha plastike e anglezëve? Cila është monedha më e shkëmbyeshme në botë?
A dinë majmunët të përdorin paratë? Cili është personazhi historik që shfaqet më shumë në kartëmonedha?
Cili është ndryshimi mes monedhës virtuale dhe kriptomonedhës? 12 kuriozitete të vogla mbi paratë.
Pardesy janë monedha plastike prej 5 stërlinash që u hodhën në qarkullim 13 shtator 2016 nga Banka e Anglisë. Kanë në përbërje material polimerik dhe zgjasin 2.5 herë më shumë se ato të vjetrat.
Vitin e kaluar 21.835 u nxorën nga qarkullimi sepse ishin të kafshuar nga kafshët, prishur nga lavatriçja ose të grisura.
Janë të vështira për tu falsifikuar pasi kanë një shtresë transparente dhe përkulën më me lehtësi në xhepa, dhe portofolë pa u dëmtuar.
Janë pro ambientalë, mund të riciklohen në material të tjera plastike. Përpos figurës së Mbretëreshës kanë edhe atë të Winston Churchillit.
Nuk është një risi, pasi kartëmonedhat e para plastike u hodhën në qarkullim në Australi në vitin 1992 dhe që atëherë në disa vende si Zelanda e Re dhe Rumania.
Kjo është kartëmonedha e fundit e hedhur në vitin 2008 nga Banka Qendrore e Zimbabve dhe ka vlerë e 100 miliardëve me dollarët e Zimbabve.
Ka vlerë të lartë, por me atë nuk blihet më shumë se një abone javore autobusi. Ky shtet po kalon një krizë inflacioni të tmerrshëm.
Çmimet rriten brenda ditës dhe banorët dalin me çanta plot me monedha për të bërë shpenzime.
Për të marrë masa Banka Qendrore nga 15 qershori i 2015 lejon konvertimin e dollarëve të vjetër të Zimbabve në dollarë amerikanë me konvertimin e tmerrshëm 1 dollar amerikan me 35 miliardë nga dollarët e vjetër të Zimbabve.
Në vitin 2005 kërkuesit nga Universiteti i Jeillit treguan se majmunët kapuçino (cebus capucinus), të stërvitur, mësuan si ta përdorin monedhën për të bërë shkëmbime.
Gjatë eksperimentit majmunët treguan edhe disa shkathtësi financiare: disa I vidhnin monedhat, të tjerë i përdornin për të mbledhur të mira materiale dhe për t’i shitur, por nuk pati asnjë majmun që i përdori paratë për favore seksuale.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët falsifikuan stërlina angleze me vlerën e 134 610 810 paundëve. Qëllimi ishte destabilizimi i ekonomisë britanike.
Sot e kësaj dite stërlinat false gjermane konsiderohen punimet më të mira të realizuara ndonjëherë dhe është e pamundur t’i dallosh nga ato të vërteta.
Paratë u përdorën edhe nga nazistët për të liruar Musolinin në Kampo Imperatore.
Portreti i Mbretëreshës Elisabeta shfaqet në 33 vende. Emetimi i parë i saj u bë në 1935, në monedhën kanadeze, kur Mbretëresha ishte 9 vjeçe.
Monarku britanik është shefi i shtetit për të gjitha vendet anëtare të Komonuelthit britanik
Është e vështirë t’i dallosh monedhat e reja. Në vitin 1965, kur Australia emetoi stërlinën për të pasur një monedhë të vetën, përpara se të zgjidhte fjalën dollar qarkulloi disa emra mes të cilëve Kanga pë kangur apo Emu.
Monedha më e përdorur? Padyshim dollari. Ndiqet nga Euroja, Stërlina Angleze, Juani kinez, dhe Jeni japonez.
Jo të gjitha monedhat digjitale janë të njëjta. Ka ndryshim mes monedhës virtuale dhe kriptovalutës.
Monedha virtuale u përcaktua në vitin 2012 nga Banka Qendrore Europiane, një lloj paraje digjitale jo e rregulluar që emetohet dhe kontrollohet nga vetë krijuesit dhe përdoret mes anëtarëve të një komuniteti të caktuar, tipi i dollarëve linden të Second Life.
Një kriptovalutë tipi i Bitkoin, është një nën valutë digjitale që përdor kriptografinë për sigurimin në mënyrë që të jetë e vështirë për tu falsifikuar. Nuk emetohen nga një autoritet qendror.
Mes arsyeve të revoltës studentore në Rangoon (Burma) të 1988, gjatë të cilës Aung San Suu Kyi u bë ikonë e lirisë në të gjithë botën, ishte edhe një vendim i presidentit Ne Win për të anuluar të gjitha monedhat që nuk plotpjesëtoheshin me 9.
Numrat me fat për t’u stampuar ishin 45 dhe 90 Kyat, vendimi anuloi vlerën e kursimeve të qytetarëve. Protestat zgjatën disa muaj dhe 10 mije demonstrues u vranë nga ushtria.
Në vitin 1932, qyteti austriak Worgl arriti të zvogëlonte në mënyrë të kënaqshme papunësinë nëpërmjet një emetimi të një monedhe të re që humbte 1 për qind të vlerës së saj për çdo muaj që nuk përdorej.
Personat ishin të motivuar për ta shpenzuar meqë humbte vlerën, në këtë mënyrë qarkullohej më shumë para me rritjen e vendeve të punës.
Gjatë viteve të krizave shumë qytete në USA përqafuan sisteme të tilla derisa Banka Qendrore Austriake dhe presidenti Ruzvelt deklaruan të jashtëligjshme monedhat e reja.
Në vitin 2004, Central Bank Counterfeit Deterrence Group i kërkoi Adobes, sipërmarrja që prodhon fotoshopin, t’ua bënte të pamundur përdoruesve për të marrë dhe modifikuar me fotoshop imazhet të lidhura me kartëmonedha amerikane.
Vëreni të skanoni një kartëmonedhë dhe ky është mesazhi që do të merrni.
Në vitin 2011, site Airbnb publikoi lajmërimin për të dhënë me qira të gjithë principatën e Likteinshteinjit me 70 mijë dollarë nata.
Qiramarrësi mund të kishin emra rrugësh, të prodhonin monedha, por kjo ide nuk ishte e re.
Në vitin 2003 Karl Schwärzler dhe shteti i Linteshtejnt fituan l’IG Nobel për ekonominë që e dhanë me qira të gjithë shtetin për kongrese, martesa dhe raste të tjera./Mesazhi/