Nuk janë të rralla rastet ku prindërit na kanë këshilluar ta përtypim mirë ushqimin para se ta gëlltisim.
Por, pak nga ne e dëgjojmë këshillën e tyre dhe i përmbahemi instruksioneve se si duhet përtypur ushqimi.
Arsyet se përse hamë ushqim shpejt mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga nxitimi për të shkuar në punë, e deri tek shprehia për të ngrënë kësisoj.
Përtypja e mirë e aktivizon procesin e tretjes
Procesi i tretjes fillon me përtypjen. Kur e përtypni ushqimin shumë herë, ju e “thyeni” ushqimin në copëza të vogla dhe nxirrni pështymë që ndihmon në thyerjen e mëtutjeshme të ushqimit.
Pështyma ka enzima të cilat ndihmojnë në sistemin e tretjes.
Përtypja ndihmon në absorbimin e vlerave ushqyese
Përtypja e shpeshtë i ndihmon zorrët t’i absorbojnë më lehtë vlerat ushqyese nga ushqimi.
Pesha…
Disa studime kanë treguar që njerëzit të cilët hanë ngadalë, kanë tendenca të hanë më pak sesa ata që hanë shpejt.
Kur e përtypni çdo pjesë të ushqimit tuaj siç duhet, kjo merr kohë për ta përfunduar shujtën dhe rrjedhimisht hani më pak.
Nga përtypja e mirë përfitojnë edhe zorrët
Kur hani duke nxituar, mundësitë janë që pjesë të mëdha të ushqimit do të mbesin të patretura në zorrë, gjë që shpinë në probleme shëndetësore si kapsllëku, gazrat dhe diarre.
Prandaj, doktorët rekomandojnë ta përtypni 32 herë një ushqim para se ta gëlltitni./Mesazhi/