Janë disa shkaktarë të vjelljes:
Vreri, i cili mblidhet me tepri në stomak dhe kërkon rrugë për të dalë jashtë trupit.
Jargët e tepërta në stomak, të cilat gjithashtu kërkojnë rrugë të dalin jashtë.
Stomaku i dobët, që nuk e tret plotësisht ushqimin. Atëherë pjesa e patretur kërkon të dalë jashtë.
Futja në stomak e lëndëve që vështirësojnë tretjen dhe dobësojnë aftësinë tretëse të stomakut.
Të ngrënët dhe të pirët jashtë mase, aq sa stomaku nuk mban më. Në këtë rast, ai nuk e tret dot tërë ushqimin dhe detyrohet ta nxjerrë jashtë.
Kur ushqimi dhe pija nuk janë të përshtatshme për stomakun, i cili më pas i nxjerr jashtë ato.
Kur stomaku vuan nga ndonjë sëmundje, e cila prish ushqimin dhe pijet, të cilat më pas kërkojnë rrugëdalje.
Ndjesia e krupës mund të shkaktojë gjithashtu të vjella.
Depresioni, pikëllimi dhe ankthi bëjnë që organizmi të angazhohet tërësisht me to dhe të lërë mënjanë nevojën për ushqim, duke përfshirë këtu tretjen dhe përpunimin e tij.
Si rrjedhojë, stomaku kërkon të çlirohet nga ushqimi i patretur. Vjellja mund të shkaktohet nga gjendje të ndryshme psikologjike, sepse trupi dhe psika e njeriut ndikojnë thellësisht te njëri-tjetri.
Dikujt mund t‟i pështiroset e pastaj të vjellë kur sheh dikë tjetër që është duke vjellë./Mesazhi/