Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Diplomatët amerikanë mbërrijnë në Siri

Diplomatët amerikanë mbërrijnë në Siri

Diplomatët amerikanë kanë mbërritur në Damask për t’u takuar me zyrtarë të administratës së përkohshme në Siri, ku u rrëzua regjimi i partisë Baath, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se në Damask kanë mbërritur Ndihmës Sekretarja e Shtetit përgjegjëse për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, ish-Përfaqësuesi Special për Sirinë, Daniel Rubinstein dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për çështjet e pengjeve, Roger Carstens.

Në deklaratë theksohet se diplomatët amerikanë do të zhvillojnë takime me zyrtarë të administratës së përkohshme në Siri.

Gjatë takimit përfaqësuesit do të marrin informacione për gazetarin amerikan, Austin Tice i cili është zhdukur në Siri. “Do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me popullin sirian, përfshirë anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, anëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë për vizionet e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe për çështjen se si SHBA-ja mund t’i mbështesë ata”, thuhet në deklaratë.

Diplomatët amerikanë do të takohen me zyrtarët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Exit mobile version