Dimri në Gaza është kthyer në një makth

Familjet po shohin tendat e tyre duke u përmbytur plotësisht pasi 90 për qind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur brenda vendit.

Dikur dimri ishte një kohë e tubimeve publike dhe takimeve familjare, por tani është kthyer në një makth.

Situata është përkeqësuar nga mungesa e ndihmave humanitare që hyjnë në Rripin e Gazës, pasi organizatat thonë se Izraeli po pengon hyrjen e saj.

Mungojnë batanijet e ngrohta, rrobat e dimrit dhe karburantet e nevojshme për ngrohje.