Për gratë muslimane, përdorimi i ngjyrës (llakut) të thonjëve nuk është opsion i shpeshtë, për shkak se dihet që ngjyra e thonjëve është barrierë mes thonjëve dhe abdesit.
Por kohëve të fundit, kanë dalur në treg ngjyra thonjësh që përmbajnë oksigjen, dhe që sipas testimeve që u janë bërë, uji depërton edhe në thonjë, duke mbetur ngjyra.
Koleksioni i parë ngjyrave të thonjëve është shitur “si rrufeja”, cka bëri që gjithnjë e më tepër shtëpi kozmetike të lansojnë produktin specifik për gratë muslimane.
Nuk ka pasur ndonjë sqarim nga ana e dijetarëve nëse formula me oksigjen është e mjaftueshme për tu llogaritur abdesi i vlefshëm, dhe deri atëherë, përdorimi i këtij llaku do të mbetet dilemë. /MESAZHI/