Dikur një dijetar tha!

Nga profili fb i Aishe Gashi

“Po pyesja veten nëse Allahu më do? Dhe fillova te kerkoj ne Kur’an për të parë cilat janë karakteristikat e njerëzve te cilet Ai i do. Kështu që unë zbulova se Allahu i do të devotshmit,
dhe thashe: “Unë nuk do të guxoj te konsideroj veten prej tyre”.
Pastaj zbulova se Allahu i do durimtaret. Thashe ne vete: “Sa i padurueshëm qe jam”.
Pas kesaj pashe se Allahu i do ata që përpiqen në rrugën e tij. Mendova se sa isha dembel dhe i pafuqishëm.
Mandej e gjeta se Ai i do ata që bëjnë vepra të mira. Mendova se sa larg isha une prej kësaj.
Pastaj dijetari tha: “Kështu që unë ndalova kërkimet për të shmangur më shumë zhgënjimin. Unë reflektova për veprat e mia të mira, kam gjetur që shumica e tyre janë të përzier me dembelizëm, ftohtësi, të meta dhe mëkate”.
Ne cast, më erdhi në mendje ajeti se Allahu i do ata qe pendohen. Dhe e kuptova se kjo është për mua dhe për të tjerët si unë.
Kështu që fillova të them “Kerkoj falje te Allahu, dhe tek Ai pendohem”, “Astaghfirullahe Wa Atubu Ileyhi”, me bollëk, që unë të isha në mesin e atyre që Allahu i do. ​​” <3