Jetonim në kohën e burrave dhe grave që nuk dinin shkrim e lexim, por zotëronin artin e të folurit.
Ata nuk studionin letërsi e histori por na mësuan letërsinë e historinë.
Ata nuk studionin edukimin, por na mësuan edukatën.
Ata nuk lexuan asnjë libër të vetëm për mirësjelljen, por na mësuan trajtimin dhe respektin e mirë ndaj njëri-tjetrit.
Ata nuk kanë studiuar fenë, por na kanë mësuar kuptimin e besimit.
Na mësonin të flisnim me njëri-tjetrin, por sot flasim për/ndaj njëri-tjetrit.
Na mësuan të respektojmë fqinjin e shtatë, por sot nuk njohim fqinjët e parë.
Na mësonin si të punohet e të kursehet, por sot shpenzojmë më shumë sesa fitojmë.
Hoxhë Jasir Krasniqi