Ballina Artikuj Dijetarët me origjinë shqiptare në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane

Dijetarët me origjinë shqiptare në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane

Me instalimin e sundimit osman në Shqipëri, u morën masa edhe për organizimin e arsimit dhe të administratës. Në bazë të këtyre institucioneve arsimore kultivoheshin edhe kuadrot e administratës, sidomos në aparatin e drejtësë kadilerë, naiblerë, vekil-lerë, mytevel-lilerë, etj.

İnstitucionet arsimore në Perandorinë Osmane kanë qënë të lidhura ngushtë me objektin e kultit, pra kudo që ka pasur xhami njëkohësisht ajo ka shërbyer edhe si mektep, shkollë fillore për fëmijët e lagjes. Në çdo qytet apo lagje banimi më e pakta ka pasur një xhami që ka kryer edhe këtë funksion, ndërsa në qytetet e mëdha ka pasur edhe medrese, që në atë kohë konsiderohesh si arsim i lartë. Medresetë kryesisht janë themeluar nga funksionarë të lartë të administratës lokale dhe kanë funksionuar si vakëfe, pra të pavarura financiarisht nga shteti. Pavarsia financiare dhe mbështeja që kishin mësimdhënësit , bënte që mësimi të ishte shumë cilësor.

Nga dëshmitë e mbledhura tregohet se nxënësit e këtyre medreseve zotëronin në mënyrë të shkëlqyer shkencat sheriatike, matematikore, juridike. Nga dëshmia e Ali Emirit që ka vizituar Vilajetin e Janinës dhe të Shkodrës në fund të shek. XIX , bie në sy dëshmia e tij se banorët zotëronin në mënyrë të shkëlqyer Arabisht, Osmanisht dhe Persisht. Ai përmend me dhjetëra poetë dhe autorë librash si dhe numrin e madh të poezive të mësuara përmendësh nga banorët e kësaj zone.[1][2] Ali Emiri ka qënë inspektor në këto vilajete dhe shënimet e tija janë botuar në një libër që në të ardhmen do i sjellim edhe ato për lexuesin.

Sipas të dhënave që na jep udhëtari i njohur Evlija Çelebi, gjatë vizitës së tij në qytet e trojeve shqiptare në mes të shek. XVII, ai ka numëruar rreth 45 medrese, 100 mektepe (shkolla fillore) dhe rreth 40 shkolla për mësimin e Kuranit. Ai na përmend qytete si Delvina, Gjirokastra, Berati, Vlora me nga 3 medrese ndërsa Shkodra sipas tij kishte rreth 10 të tilla. [3]

Rreth arsimit fetar në Shqipëri kemi të dhëna shumë të pakta, sepse me ndalimin e fesë krahas shkatërrimit të objekteve fetare si xhami, teqe, medrese, kutuphane (bibloteka) u rrënuan edhe dokumentacioni që ato përmbanin. Me zhdukjen e këtyre dokumentacioneve që konsistonin në defterë, vakfije, sixhilate të kadilerëve u varrosën edhe të dhënat për këto institucione arsimore apo për dijetarë, hoxhallarë dhe persona me ndikim në jetën publike.

Megjithë rrënimin masiv të këtij dokumentacioni, nëse do të thellohemi në punë arkivore dhe në kërkime nëpër arkivat dhe biblotekat e vendeve fqinje dhe sidomos në ato të Stambollit, që i shpëtuan barbarisë që përjetuan në Shqipëri, do të hasim të dhëna të jashtëzakonshme që na e ndriçojnë këtë përiudhë dhe na e bëjnë të qartë se ajo periudhë nuk ka qënë aq e errët sa na e kanë mësuar kurrikulat komuniste.

Që të kthehemi në tëmë dhe pa humbur kohë me këtë shkrim kam për qëllim që të sjellë për lexuesin një listë që është hartuar në bazë të vjetarit që ka mbajtur Meshihati İslam në Stamboll. Nga natyra e vjetarëve (Salname) është se janë të rinj si dokumente, ato kanë filluar të hartohen në gjysmën e dytë të shek. XIX, prandaj edhe informacioni që ato përmbajnë konsiderohet i vonshëm. Të dhënat që kam nxjerrë unë i përkasin vjetarit të vitit 1916 (İlmiye Salnamesi 1334/1916). Nga ky vjetar do mundohemi në nxjerrim emran e atyre studentëve që janë me origjinë shqipëtare dhe që janë diplomuar në Shkollën e Lartë të Gjykatësve (Medresetul-Kudat) në Stamboll. Ngaqë ata janë shumë ne do mundohemi të sjellim sa më shkurtimisht të dhënat rreth tyre si; emri, qytetiti i lindjes dhe detyra e fundit që ka mbajtur. Në këtë punim janë sjellë vetëm të diplomuarit në Shkollën e Lartë të Gjykatësve – Medresetü’l-Kudât dhe nuk janë përfshirë stdentët e diplomuar në medresetë e tjera të Stambollit.

Deri më tani askush nuk mund të japë një numër të saktë se sa ka qenë numri i nxënësve shqiptarë në medresetë e Stambollit. Në këtë punim ne kemi nxjerrë vetëm studentët që janë nga krahinat që kanë mbetur brenda territorit të shtetit Shqiptar, se po ti referohemi të gjitha trojeve shqiptare atëherë numri është shumë i lartë.

Po ta analizojmë tabelën e mëposhtme do të shohim se numri i nxënësve me origjinë shqiptare të diplomuar në këtë medrese është 165 studentë. Të diplomuarit e parë kanë dalë në vitin 1274/1858 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1332/1915.

Numri më i madh nxënësve dhe që më vonë kanë qenë dijetarë të Perandorisë Osmane janë nga Gjirokastra, kjo tregon se krahina e Gjirokastrës ka qenë një krahinë me traditë të fortë fetare. Siç e shohim edhe në këtë tabelë Gjirokastra dhe Libohova kanë edhe numrin më të madh të nxënësve me mbi 100 të tillë. Kjo tregon jo vetëm traditën fetare të zonës por njëkohësisht edhe nivelin e lartë të medresesë se Gjirokastrës dhe të hoxhallarëve të saj, gjë që bënte të mundur që nxënësit e Medresesë së Gjirokastrës të fitonin konkursin e pranimit në Stamboll.

Ajo që bie në sy dhe nuk mund të anashkalohet është edhe numri i lartë i kadilerëve të shkarkuar apo të dorëhequr për shkak të kryengritjeve shqiptare, sidomos pas vitit 1900. Duhet theksuar se numri më i madh i të pushuarve është në kazatë që u pushtuan nga ushtria greke gjatë luftës së tyre, kjo bëri që edhe kadilerët të liroheshin nga puna.

Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu se edhe pas vitit 1912, pra pavarsisë së Shqipërisë, shqipëtarët vazhdojnë të shkojnë për studime në këtë medrese. Siç janë në vitin 1912 Mehmet Efendi, İsmet Efendi, Rifat Efendi të gjithë nga Gjirokastra. Në vitin 1913 Shevket Efendi po nga Gjirokastra. Ahmed Hamdi Efendi, Fazil Efendi nga Tirana në vitin 1914 dhe një vit më vonë Hafiz Xhemaledin Efendi nga Dibra rezulton si student i kësaj medreseje.

Tabelë; Shkolla E Lartë E Gjykatësve – Medresetü’l-Kudât[4]

Nr. Emri Vendlindja V. i diplomimit Detyra e fundit (Kadi) që ka mbajtur.
1 Abduselam Efendi Gjirokastër 1274/1858 Në kazanë e Jozgatit
2 Mehmet Rashid Efendi 1276/1860 Në kazanë e Nevrokopit
3 Ahmet Shevki Efendi 1276/1860 Ne kazanë Denizli
4 İbrahim Efendi Berat 1276/1860 Në kazanë Petriç
5 Mehmet Rushdi Efendi Tomorica 1277/1861 Në kazanë Kars
6 Zeynelabidin Efendi Gjirokastër 1277/1861 Kryegjykatës i Vilajetit të Trabzonit
7 Mahmud Hilmi Efendi 1277/1861 Në kazanë e Gjirokastrës
8 Canozade Mustafa Ragip Efendi 1278/1862 Në  kazanë Nazlı
9 Mehmet Vahid Vehip Efendi Libohova 1278/1862 Në kazanë Mudlu
10 Mehmet Necip Efendi Gjirokastër 1278/1862 Në kazanë Loros
11 Yusuf Efendi 1278/1862 Në kazanë  Pripol
12 Abbas Efendi 1279/1863 Ka ndërruar jetë
13 Mehmet Reshit Efendi 1280/1864 Këshilltarë në ministrinë e luftës
14 Said Ferahi Efendi Në kazanë Kerxha-ali
15 Mehmet Said Efendi Në kazanë e Tetovës
16 Osman Hayri Efendi Në kazanë e Gjirokastrës
17 Abdülmuin Efendi Në kazanë e Elbasanit
18 Ebu Bekir Efendi Delvina Në kazanë e Margelliçit
19 Musa Riza Efendi Gjirokastër 1281/1865 Ka ndërruar jetë
20 Ahmed Efendi Libohova 1282/1866 Në kazanë e Mersinit
21 Ragib Efendi Berat Në kazanë e Korçës
22 Tahmas Remzi Efendi Gjirokastër 1283/1867
23 Veysel Efendi
24 Abdurrahman Nesip Efendi Libohova 1284/1868 Ka punuar në Meshehat në Stamboll
25 Uvejs Efendi Gjirokastër Ka ndërruar jetë
26 Ahmet Shakir Efendi Gjirokastër 1285/1868 Në kazanë Serfixhe
27 Talha Efendi Në kazanë Golos
28 Mahmud Efendi Elbasan Në kazanë e Elbasanit
29 Selim Efendi Gjirokastër Në kazanë e Gjirokastrës
30 Ejup Sabri Efendi
31 Fejzullah Efendi Në Grebene
32 Yusuf Zijaudin Efendi
33 Kasım Teufik Efendi Në kazanë Kirmasti
34 Mehmet Nuri  Efendi Libohova 1287/1871 Në kazanë Tashlıxha
35 Necip Efendi Efendi Gjirokastër Në kazanë e Prishtinës
36 Ferhat Efendi Libohova Në kazanë e Beratit
37 Hasan Riza Efendi Gjirokastër Në kazanë Soka
38 Ahmet Necip Efendi Libohova Në Kudsi-Sherif
39 Ahmet Sadik Efendi Gjirokastër 1288/1872 Në kazanë Lofca
40 Adem Fehmi Efendi Kryegjykatës i vilajetit të Manastirit
41 Kemal-Pashazade Mehmet Teofik Efendi Gjykatës i shkallës I në v. Manastirit
42 Mehmet Ashir Efendi Libohova Në kazanë Salihli
43 Abdulxhelil Efendi Gjirokastër Në kazanë Kesrije
44 Halil Hamidullah Efendi Gjirokastër İ dalë në pension
45 Mehmet Said Efendi Gjirokastër 1289/1873 İ rënë shehid, NëHersek
46 Zybeyr Efendi Berat
47 Ragip Efendi Gjirokastër Në kazanë Avret-hisar
48 Shuayb Efendi
49 Fejzullah-Efendizade Mustafa Asim Efendi Gjirokastër 1290/1873 Kryekadi në vilajetin e Kosovës
50 Mehmet Vecih Efendi Kryekadi në vilajetin e Janinës
51 Abdulmuin Efendi Në kazanë Nazlı
52 Jahja Efendi Berat
53 Mehmet Xhemaluddin Efendi
54 Mehmet İzzet Efendi Gjirokastër Ka ndërruar jetë
55 Hajrullah Efendi Në pension
56 Islam Fejzi Efendi Korça Ka ndërruar jetë
57 İzzet Efendi Gjirokastër 1291/1874 Në Gjirokastër
58 Ahmet Nazif Efendi Libohova Në Berat
59 Muharrem Sidki Efendi Në Berat
60 Ali Hifzi Efendi Gjirokastër Në Karaburun
61 Ahmet Nuredin Efendi Në kazanë Tashlıxha
62 Mesud Efendi Luma 1293/1876 Në kazanë e Dibrës
63 Mehmet Avni Efendi Gjirokastër Ka ndërruar jetë
64 Mehmet Edip Efendi Në kazanë İğnebol
65 Abdurrahman Efendi Shkodra 1294/1877 Kryegjykatës i vilajetit të Shkodrës
66 Mahmud Nedim Efendi Libohova Në kazanë e Prishtinës
67 İs’hak Efendi Gjirokastër Ka ndërruar jetë
68 Mustafa Asim Efendi Libohova Në Berat
69 Sali Efendi Efendi Gjirokastër Ka ndërruar jetë
70 Rushdi Efendi Në kazanë Ajvallëk
71 Mehmet Teufik Efendi Libohova Në kazanë Llagana
72 İs’hak Efendi Gjirokastër
73 Rashid Efendi-zade,Mehmet Afif Efendi
74 Adem Efendi Libohova 1297/1880 Në kazanë e Elbasanit
75 Ahmet Nazif Efendi Gjirokastër Në kazanë e Gjirokastrës
76 Ali Riza Efendi Në kazanë e Vlorës
77 Ahmet Sabri Efendi Libohova Në kazanë Nazlı
78 Abdulmuin Efendi Në kazanë e Tomoricës
79 Zeynelabidin Efendizade Ahmet Selami Efendi Gjirokastër 1298/1881 Anëtarë i komisionit të Sheriatit
80 Naim Efendi Në kazanë Adana
81 Hysen Efendi Në kazanë e Dijarbakërit
82 Hasan Rafet Efendi Libohova Në kazanë e Kutahjas
83 Ahmet Fazli Efendi Gjirokastër 1299/1882 Në kazanë e Elbasanit
84 Mehmet Kazim Efendi Libohova Në kazanë Ajdën
85 İbrahim Ethem Efendi Gjirokastër Në kazanë Kesindere
86 Vehip Efendi Në kazanë Timurhisar
87 İdris Galip Efendi Në kazanë  Loros
88 Jahja Efendi Gjirokastër 1300/1883 Në kazanë Molova
89 Kasim Efendi Në kazanë Odamesh
90 Vehip Efendi Në kazanë Karafirje
91 Zeynelabidin Efendi Në kazanë Adalar
92 Hysejn Hysni Efendi 1301/1884 Në kazanë Burdur
93 Abdulaziz Efendi Gjirokastër 1302/1885 Në kazanë e Beratit
94 Hayrudin Efendi Në kazanë Soğüt
95 Mehmet Efendi Në kazanë Salihli
96 Talib Efendi Në kazanë Kemer-edirmit
97 Ahmet Shahin Efendi Gjirokastër 1303/1886 Në kazanë e Gjirokastrës
98 İbrahim Ethem Efendi Në kazanë e Gjirokastrës
99 İsmail Efendi Libohova Në Sanxhakun Ajdın
100 Suleyman Efendi Gjirokastër Në kazanë e Gjirokastrës
101 Ahmet Muhtar Efendi Në kazanë Çamllëk
102 Mehmet Rushdi Efendi Në kazanë e Katirinit
103 Avni Efendi Në kazanë e Kolonjës
104 Mehmet Vehip Efendi Në kazanë Kesrije
105 İsmet Efendi Në kazanë e Leskovikut
106 Hysen Efendi Efendi Gjirokastër 1304/1887 Në kazanë Kesrije
107 Mehmet Shemsettin Efendi Në kazanë Pargama
108 Mehmet Vehip Efendi Në kazanë Labsiki
109 Ali Riza Efendi 1305/1888 Në kazanë e Durrësit
110 Mehmet Efendi 1306/1889 Në Jemen
111 Mehmet Asif Efendi Gjirokastër 1307/1890 Në kazanë Pruze
112 Nevzat  Efendi Gjirokastër 1308/1891 Në kazanë Samon
113 Hysen Efendi İshkodra Ka ndërruar jetë
114 Uvejs Naili Efendi Libohova Gjykatës i Selanik, shkarkohet si pasojë e kryengritjeve në Shqipëri
115 Sulejman Efendi Gjirokastër 1309/1892 Në kazanë Tashllëxha
116 Hysen Efendi Gjirokastër 1311/1894 İ shkarkuar nga gjykata e Pogunit
117 Ahmet Shahin Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Buzxha
118 Xhemaledin Efendi Gjirokastër 1313/1896 İsh kadi në Pargama
119 Velijudin Efendi İsh kadi nëErden
120 Hysen Nafiz Efendi Libohova Gjykata e shkallës I në Siri
121 Emra Efendi Gjirokastër 1314/1897 Në kazanë Sandıkllı
122 Ali Zyhdi Efendi İ shkarkur nga gjykata e Akshehirit
123 İsmail Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Nazlı
124 Hajrudin Efendi 1315/1898 İ shkarkuar nga Serezi
125 Halit Efendi Gjirokastër 1316/1899 İ shkarkuar nga gjykata e Vlorës
126 Behxhet Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Göklü
127 Hamit Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Kesdentire
128 Shevket Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Urfas
129 Naim Efendi 1317/1900 İ shkarkuar nga gjykata e Edirmit
130 Kahraman Sejfi Efendi Gjirokastër 1318/1901 İ shkarkuar nga gjykata e Kırık
131 Mehmet Nazif Efendi Debre İ shkarkuar nga gjykata e Dijarbakirit
132 Mehmet Celaledin Efendi Gjirokastër Kryekadi në Xhidde
133 Hasan Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Pejës
134 Rifat Efendi 1320/1903 İsh kadi i Tiranës
135 Tahsin Efendi Gjirokastër 1321/1904 Kadi  i kazasë Sivrihisar
136 İljas Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Pripolit
137 Uvejs Efendi Gjirokastër 1322/1905 İsh gjykatës i kazasë së Skraparit
138 Hasbi Efendi Gjykatës i kazasë së Himarës
139 Elmas Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Tepelenës
140 Fehim Efendi Gjirokastër 1323/1906 Në kazanë e Hasit
141 Mustafa Shevket Efendi Në kazanë e Sasunit
142 Arif Hikmet Efendi Gjirokastër 1324/1907 Në kazanë Kërëk
143 Ramiz Efendi Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në Loros
144 İdris Efendi Gjirokastër 1325/1908 Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në
145 Abdi Efendi İsh gjykatës i kazasë Drama
146 Nafiz Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Katirinit
147 Neki Efendi İ shkarkuar nga gjykata e Muradijes
148 Mersin Efendi İ shkarkuar nga kazaja e Sinxharit
149 Nazif Efendi Mësues në xhaminë Fatih
150 Mehmet Nexhip Efendi Delvina İ shkarkuar nga kazaja e Milas
151 Halil Efendi Gjirokastër 1326/1909 İ shkarkuar nga kazaja e Konices
152 Mahmud Efendi Libohova İ shkarkuar nga kazaja e Tiranës
153 Servet Efendi Gjirokastër Në kazanë Keshan
154 Salih Efendi Gjirokastër 1327/1910 İ shkarkuar nga kazaja Tekirdağ
155 Ali Efendi İ shkarkuar nga kazaja Naslic
156 Sejfullah Efendi İ shkarkuar nga kazaja Shile
157 Hajrudin Efendi İ shkarkuar nga kazaja Kordos
158 Agush Efendi Gjirokastër 1329/1912
159 Mehmet Emin Efendi İ shkarkuar nga kazanë e Gjirokastrës
160 İsmet Efendi İ shkarkuar nga kazaja Alasonja
161 Rifat Efendi İ shkarkuar nga kazaja Zaho
162 Shevket Efendi 1330/1913
163 Ahmed Hamdi Efendi Tomorica 1331/1914
164 Fazil Efendi Tirana 1332/1915 Në kazan Mean
165 Hafiz Xhemaledin Efendi Dibra  madhe Nëpunës në Fetvahane

 

Autor: Behar Kaçeli

 

 

[1] Terminologjia e asaj kohe kadi apo naib është ekuivaletni i fjalës gjykatës që përdoret sot në administratat moderne. Ne periudhën osmane kadiu ishte funksionari më i lartë lokal dhe që kishte lidhje të drejtëpërdrejta me sulltanin. Prandaj edhe roli dhe ndikimi që kishin në shoqëri ka qenë shumë i lartë.

[2] Ali Emiri “ İshkodra Vilayeti, Osmanlı SHairleri” Hazırlayan Dr. Hakan T. Karateke. Ankara 2018.

[3] Evlija Çelebi. “ Shqipëria para tre shekujsh”.  BESA 2000. Për më shumë rreth numrit të xhamive, medreseve dhe mektebeve në periudhën osmane shih; Edmond Sharka “ Medresetë në trojet shqiptare gjatë sundimit osman”. Revista –Drita İslame. Tetor 2013

[4] İlmiye Salnamesi 1.defa. 1334/1916, s.690-736

Exit mobile version