Me instalimin e sundimit osman në Shqipëri, u morën masa edhe për organizimin e arsimit dhe të administratës. Në bazë të këtyre institucioneve arsimore kultivoheshin edhe kuadrot e administratës, sidomos në aparatin e drejtësë kadilerë, naiblerë, vekil-lerë, mytevel-lilerë, etj.
İnstitucionet arsimore në Perandorinë Osmane kanë qënë të lidhura ngushtë me objektin e kultit, pra kudo që ka pasur xhami njëkohësisht ajo ka shërbyer edhe si mektep, shkollë fillore për fëmijët e lagjes. Në çdo qytet apo lagje banimi më e pakta ka pasur një xhami që ka kryer edhe këtë funksion, ndërsa në qytetet e mëdha ka pasur edhe medrese, që në atë kohë konsiderohesh si arsim i lartë. Medresetë kryesisht janë themeluar nga funksionarë të lartë të administratës lokale dhe kanë funksionuar si vakëfe, pra të pavarura financiarisht nga shteti. Pavarsia financiare dhe mbështeja që kishin mësimdhënësit , bënte që mësimi të ishte shumë cilësor.
Nga dëshmitë e mbledhura tregohet se nxënësit e këtyre medreseve zotëronin në mënyrë të shkëlqyer shkencat sheriatike, matematikore, juridike. Nga dëshmia e Ali Emirit që ka vizituar Vilajetin e Janinës dhe të Shkodrës në fund të shek. XIX , bie në sy dëshmia e tij se banorët zotëronin në mënyrë të shkëlqyer Arabisht, Osmanisht dhe Persisht. Ai përmend me dhjetëra poetë dhe autorë librash si dhe numrin e madh të poezive të mësuara përmendësh nga banorët e kësaj zone.[1][2] Ali Emiri ka qënë inspektor në këto vilajete dhe shënimet e tija janë botuar në një libër që në të ardhmen do i sjellim edhe ato për lexuesin.
Sipas të dhënave që na jep udhëtari i njohur Evlija Çelebi, gjatë vizitës së tij në qytet e trojeve shqiptare në mes të shek. XVII, ai ka numëruar rreth 45 medrese, 100 mektepe (shkolla fillore) dhe rreth 40 shkolla për mësimin e Kuranit. Ai na përmend qytete si Delvina, Gjirokastra, Berati, Vlora me nga 3 medrese ndërsa Shkodra sipas tij kishte rreth 10 të tilla. [3]
Rreth arsimit fetar në Shqipëri kemi të dhëna shumë të pakta, sepse me ndalimin e fesë krahas shkatërrimit të objekteve fetare si xhami, teqe, medrese, kutuphane (bibloteka) u rrënuan edhe dokumentacioni që ato përmbanin. Me zhdukjen e këtyre dokumentacioneve që konsistonin në defterë, vakfije, sixhilate të kadilerëve u varrosën edhe të dhënat për këto institucione arsimore apo për dijetarë, hoxhallarë dhe persona me ndikim në jetën publike.
Megjithë rrënimin masiv të këtij dokumentacioni, nëse do të thellohemi në punë arkivore dhe në kërkime nëpër arkivat dhe biblotekat e vendeve fqinje dhe sidomos në ato të Stambollit, që i shpëtuan barbarisë që përjetuan në Shqipëri, do të hasim të dhëna të jashtëzakonshme që na e ndriçojnë këtë përiudhë dhe na e bëjnë të qartë se ajo periudhë nuk ka qënë aq e errët sa na e kanë mësuar kurrikulat komuniste.
Që të kthehemi në tëmë dhe pa humbur kohë me këtë shkrim kam për qëllim që të sjellë për lexuesin një listë që është hartuar në bazë të vjetarit që ka mbajtur Meshihati İslam në Stamboll. Nga natyra e vjetarëve (Salname) është se janë të rinj si dokumente, ato kanë filluar të hartohen në gjysmën e dytë të shek. XIX, prandaj edhe informacioni që ato përmbajnë konsiderohet i vonshëm. Të dhënat që kam nxjerrë unë i përkasin vjetarit të vitit 1916 (İlmiye Salnamesi 1334/1916). Nga ky vjetar do mundohemi në nxjerrim emran e atyre studentëve që janë me origjinë shqipëtare dhe që janë diplomuar në Shkollën e Lartë të Gjykatësve (Medresetul-Kudat) në Stamboll. Ngaqë ata janë shumë ne do mundohemi të sjellim sa më shkurtimisht të dhënat rreth tyre si; emri, qytetiti i lindjes dhe detyra e fundit që ka mbajtur. Në këtë punim janë sjellë vetëm të diplomuarit në Shkollën e Lartë të Gjykatësve – Medresetü’l-Kudât dhe nuk janë përfshirë stdentët e diplomuar në medresetë e tjera të Stambollit.
Deri më tani askush nuk mund të japë një numër të saktë se sa ka qenë numri i nxënësve shqiptarë në medresetë e Stambollit. Në këtë punim ne kemi nxjerrë vetëm studentët që janë nga krahinat që kanë mbetur brenda territorit të shtetit Shqiptar, se po ti referohemi të gjitha trojeve shqiptare atëherë numri është shumë i lartë.
Po ta analizojmë tabelën e mëposhtme do të shohim se numri i nxënësve me origjinë shqiptare të diplomuar në këtë medrese është 165 studentë. Të diplomuarit e parë kanë dalë në vitin 1274/1858 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1332/1915.
Numri më i madh nxënësve dhe që më vonë kanë qenë dijetarë të Perandorisë Osmane janë nga Gjirokastra, kjo tregon se krahina e Gjirokastrës ka qenë një krahinë me traditë të fortë fetare. Siç e shohim edhe në këtë tabelë Gjirokastra dhe Libohova kanë edhe numrin më të madh të nxënësve me mbi 100 të tillë. Kjo tregon jo vetëm traditën fetare të zonës por njëkohësisht edhe nivelin e lartë të medresesë se Gjirokastrës dhe të hoxhallarëve të saj, gjë që bënte të mundur që nxënësit e Medresesë së Gjirokastrës të fitonin konkursin e pranimit në Stamboll.
Ajo që bie në sy dhe nuk mund të anashkalohet është edhe numri i lartë i kadilerëve të shkarkuar apo të dorëhequr për shkak të kryengritjeve shqiptare, sidomos pas vitit 1900. Duhet theksuar se numri më i madh i të pushuarve është në kazatë që u pushtuan nga ushtria greke gjatë luftës së tyre, kjo bëri që edhe kadilerët të liroheshin nga puna.
Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu se edhe pas vitit 1912, pra pavarsisë së Shqipërisë, shqipëtarët vazhdojnë të shkojnë për studime në këtë medrese. Siç janë në vitin 1912 Mehmet Efendi, İsmet Efendi, Rifat Efendi të gjithë nga Gjirokastra. Në vitin 1913 Shevket Efendi po nga Gjirokastra. Ahmed Hamdi Efendi, Fazil Efendi nga Tirana në vitin 1914 dhe një vit më vonë Hafiz Xhemaledin Efendi nga Dibra rezulton si student i kësaj medreseje.
Tabelë; Shkolla E Lartë E Gjykatësve – Medresetü’l-Kudât[4]
Nr. | Emri | Vendlindja | V. i diplomimit | Detyra e fundit (Kadi) që ka mbajtur. |
1 | Abduselam Efendi | Gjirokastër | 1274/1858 | Në kazanë e Jozgatit |
2 | Mehmet Rashid Efendi | — | 1276/1860 | Në kazanë e Nevrokopit |
3 | Ahmet Shevki Efendi | — | 1276/1860 | Ne kazanë Denizli |
4 | İbrahim Efendi | Berat | 1276/1860 | Në kazanë Petriç |
5 | Mehmet Rushdi Efendi | Tomorica | 1277/1861 | Në kazanë Kars |
6 | Zeynelabidin Efendi | Gjirokastër | 1277/1861 | Kryegjykatës i Vilajetit të Trabzonit |
7 | Mahmud Hilmi Efendi | — | 1277/1861 | Në kazanë e Gjirokastrës |
8 | Canozade Mustafa Ragip Efendi | — | 1278/1862 | Në kazanë Nazlı |
9 | Mehmet Vahid Vehip Efendi | Libohova | 1278/1862 | Në kazanë Mudlu |
10 | Mehmet Necip Efendi | Gjirokastër | 1278/1862 | Në kazanë Loros |
11 | Yusuf Efendi | — | 1278/1862 | Në kazanë Pripol |
12 | Abbas Efendi | — | 1279/1863 | Ka ndërruar jetë |
13 | Mehmet Reshit Efendi | — | 1280/1864 | Këshilltarë në ministrinë e luftës |
14 | Said Ferahi Efendi | — | — | Në kazanë Kerxha-ali |
15 | Mehmet Said Efendi | — | — | Në kazanë e Tetovës |
16 | Osman Hayri Efendi | — | — | Në kazanë e Gjirokastrës |
17 | Abdülmuin Efendi | — | — | Në kazanë e Elbasanit |
18 | Ebu Bekir Efendi | Delvina | — | Në kazanë e Margelliçit |
19 | Musa Riza Efendi | Gjirokastër | 1281/1865 | Ka ndërruar jetë |
20 | Ahmed Efendi | Libohova | 1282/1866 | Në kazanë e Mersinit |
21 | Ragib Efendi | Berat | — | Në kazanë e Korçës |
22 | Tahmas Remzi Efendi | Gjirokastër | 1283/1867 | |
23 | Veysel Efendi | — | — | |
24 | Abdurrahman Nesip Efendi | Libohova | 1284/1868 | Ka punuar në Meshehat në Stamboll |
25 | Uvejs Efendi | Gjirokastër | — | Ka ndërruar jetë |
26 | Ahmet Shakir Efendi | Gjirokastër | 1285/1868 | Në kazanë Serfixhe |
27 | Talha Efendi | — | — | Në kazanë Golos |
28 | Mahmud Efendi | Elbasan | — | Në kazanë e Elbasanit |
29 | Selim Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë e Gjirokastrës |
30 | Ejup Sabri Efendi | — | — | – |
31 | Fejzullah Efendi | — | — | Në Grebene |
32 | Yusuf Zijaudin Efendi | — | — | – |
33 | Kasım Teufik Efendi | — | — | Në kazanë Kirmasti |
34 | Mehmet Nuri Efendi | Libohova | 1287/1871 | Në kazanë Tashlıxha |
35 | Necip Efendi Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë e Prishtinës |
36 | Ferhat Efendi | Libohova | — | Në kazanë e Beratit |
37 | Hasan Riza Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë Soka |
38 | Ahmet Necip Efendi | Libohova | — | Në Kudsi-Sherif |
39 | Ahmet Sadik Efendi | Gjirokastër | 1288/1872 | Në kazanë Lofca |
40 | Adem Fehmi Efendi | — | — | Kryegjykatës i vilajetit të Manastirit |
41 | Kemal-Pashazade Mehmet Teofik Efendi | — | — | Gjykatës i shkallës I në v. Manastirit |
42 | Mehmet Ashir Efendi | Libohova | — | Në kazanë Salihli |
43 | Abdulxhelil Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë Kesrije |
44 | Halil Hamidullah Efendi | Gjirokastër | — | İ dalë në pension |
45 | Mehmet Said Efendi | Gjirokastër | 1289/1873 | İ rënë shehid, NëHersek |
46 | Zybeyr Efendi | Berat | — | |
47 | Ragip Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë Avret-hisar |
48 | Shuayb Efendi | — | — | |
49 | Fejzullah-Efendizade Mustafa Asim Efendi | Gjirokastër | 1290/1873 | Kryekadi në vilajetin e Kosovës |
50 | Mehmet Vecih Efendi | — | — | Kryekadi në vilajetin e Janinës |
51 | Abdulmuin Efendi | — | — | Në kazanë Nazlı |
52 | Jahja Efendi | Berat | — | |
53 | Mehmet Xhemaluddin Efendi | — | — | |
54 | Mehmet İzzet Efendi | Gjirokastër | — | Ka ndërruar jetë |
55 | Hajrullah Efendi | — | — | Në pension |
56 | Islam Fejzi Efendi | Korça | — | Ka ndërruar jetë |
57 | İzzet Efendi | Gjirokastër | 1291/1874 | Në Gjirokastër |
58 | Ahmet Nazif Efendi | Libohova | — | Në Berat |
59 | Muharrem Sidki Efendi | — | — | Në Berat |
60 | Ali Hifzi Efendi | Gjirokastër | — | Në Karaburun |
61 | Ahmet Nuredin Efendi | — | — | Në kazanë Tashlıxha |
62 | Mesud Efendi | Luma | 1293/1876 | Në kazanë e Dibrës |
63 | Mehmet Avni Efendi | Gjirokastër | — | Ka ndërruar jetë |
64 | Mehmet Edip Efendi | — | — | Në kazanë İğnebol |
65 | Abdurrahman Efendi | Shkodra | 1294/1877 | Kryegjykatës i vilajetit të Shkodrës |
66 | Mahmud Nedim Efendi | Libohova | — | Në kazanë e Prishtinës |
67 | İs’hak Efendi | Gjirokastër | — | Ka ndërruar jetë |
68 | Mustafa Asim Efendi | Libohova | — | Në Berat |
69 | Sali Efendi Efendi | Gjirokastër | — | Ka ndërruar jetë |
70 | Rushdi Efendi | — | — | Në kazanë Ajvallëk |
71 | Mehmet Teufik Efendi | Libohova | — | Në kazanë Llagana |
72 | İs’hak Efendi | Gjirokastër | — | |
73 | Rashid Efendi-zade,Mehmet Afif Efendi | — | — | |
74 | Adem Efendi | Libohova | 1297/1880 | Në kazanë e Elbasanit |
75 | Ahmet Nazif Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë e Gjirokastrës |
76 | Ali Riza Efendi | — | — | Në kazanë e Vlorës |
77 | Ahmet Sabri Efendi | Libohova | — | Në kazanë Nazlı |
78 | Abdulmuin Efendi | — | — | Në kazanë e Tomoricës |
79 | Zeynelabidin Efendizade Ahmet Selami Efendi | Gjirokastër | 1298/1881 | Anëtarë i komisionit të Sheriatit |
80 | Naim Efendi | — | — | Në kazanë Adana |
81 | Hysen Efendi | — | — | Në kazanë e Dijarbakërit |
82 | Hasan Rafet Efendi | Libohova | — | Në kazanë e Kutahjas |
83 | Ahmet Fazli Efendi | Gjirokastër | 1299/1882 | Në kazanë e Elbasanit |
84 | Mehmet Kazim Efendi | Libohova | — | Në kazanë Ajdën |
85 | İbrahim Ethem Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë Kesindere |
86 | Vehip Efendi | — | — | Në kazanë Timurhisar |
87 | İdris Galip Efendi | — | — | Në kazanë Loros |
88 | Jahja Efendi | Gjirokastër | 1300/1883 | Në kazanë Molova |
89 | Kasim Efendi | — | — | Në kazanë Odamesh |
90 | Vehip Efendi | — | — | Në kazanë Karafirje |
91 | Zeynelabidin Efendi | — | — | Në kazanë Adalar |
92 | Hysejn Hysni Efendi | — | 1301/1884 | Në kazanë Burdur |
93 | Abdulaziz Efendi | Gjirokastër | 1302/1885 | Në kazanë e Beratit |
94 | Hayrudin Efendi | — | — | Në kazanë Soğüt |
95 | Mehmet Efendi | — | — | Në kazanë Salihli |
96 | Talib Efendi | — | — | Në kazanë Kemer-edirmit |
97 | Ahmet Shahin Efendi | Gjirokastër | 1303/1886 | Në kazanë e Gjirokastrës |
98 | İbrahim Ethem Efendi | — | — | Në kazanë e Gjirokastrës |
99 | İsmail Efendi | Libohova | — | Në Sanxhakun Ajdın |
100 | Suleyman Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë e Gjirokastrës |
101 | Ahmet Muhtar Efendi | — | — | Në kazanë Çamllëk |
102 | Mehmet Rushdi Efendi | — | — | Në kazanë e Katirinit |
103 | Avni Efendi | — | — | Në kazanë e Kolonjës |
104 | Mehmet Vehip Efendi | — | — | Në kazanë Kesrije |
105 | İsmet Efendi | — | — | Në kazanë e Leskovikut |
106 | Hysen Efendi Efendi | Gjirokastër | 1304/1887 | Në kazanë Kesrije |
107 | Mehmet Shemsettin Efendi | — | — | Në kazanë Pargama |
108 | Mehmet Vehip Efendi | — | — | Në kazanë Labsiki |
109 | Ali Riza Efendi | — | 1305/1888 | Në kazanë e Durrësit |
110 | Mehmet Efendi | — | 1306/1889 | Në Jemen |
111 | Mehmet Asif Efendi | Gjirokastër | 1307/1890 | Në kazanë Pruze |
112 | Nevzat Efendi | Gjirokastër | 1308/1891 | Në kazanë Samon |
113 | Hysen Efendi | İshkodra | — | Ka ndërruar jetë |
114 | Uvejs Naili Efendi | Libohova | — | Gjykatës i Selanik, shkarkohet si pasojë e kryengritjeve në Shqipëri |
115 | Sulejman Efendi | Gjirokastër | 1309/1892 | Në kazanë Tashllëxha |
116 | Hysen Efendi | Gjirokastër | 1311/1894 | İ shkarkuar nga gjykata e Pogunit |
117 | Ahmet Shahin Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Buzxha |
118 | Xhemaledin Efendi | Gjirokastër | 1313/1896 | İsh kadi në Pargama |
119 | Velijudin Efendi | — | — | İsh kadi nëErden |
120 | Hysen Nafiz Efendi | Libohova | — | Gjykata e shkallës I në Siri |
121 | Emra Efendi | Gjirokastër | 1314/1897 | Në kazanë Sandıkllı |
122 | Ali Zyhdi Efendi | — | — | İ shkarkur nga gjykata e Akshehirit |
123 | İsmail Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Nazlı |
124 | Hajrudin Efendi | — | 1315/1898 | İ shkarkuar nga Serezi |
125 | Halit Efendi | Gjirokastër | 1316/1899 | İ shkarkuar nga gjykata e Vlorës |
126 | Behxhet Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Göklü |
127 | Hamit Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Kesdentire |
128 | Shevket Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Urfas |
129 | Naim Efendi | — | 1317/1900 | İ shkarkuar nga gjykata e Edirmit |
130 | Kahraman Sejfi Efendi | Gjirokastër | 1318/1901 | İ shkarkuar nga gjykata e Kırık |
131 | Mehmet Nazif Efendi | Debre | — | İ shkarkuar nga gjykata e Dijarbakirit |
132 | Mehmet Celaledin Efendi | Gjirokastër | — | Kryekadi në Xhidde |
133 | Hasan Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Pejës |
134 | Rifat Efendi | — | 1320/1903 | İsh kadi i Tiranës |
135 | Tahsin Efendi | Gjirokastër | 1321/1904 | Kadi i kazasë Sivrihisar |
136 | İljas Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Pripolit |
137 | Uvejs Efendi | Gjirokastër | 1322/1905 | İsh gjykatës i kazasë së Skraparit |
138 | Hasbi Efendi | — | — | Gjykatës i kazasë së Himarës |
139 | Elmas Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Tepelenës |
140 | Fehim Efendi | Gjirokastër | 1323/1906 | Në kazanë e Hasit |
141 | Mustafa Shevket Efendi | — | — | Në kazanë e Sasunit |
142 | Arif Hikmet Efendi | Gjirokastër | 1324/1907 | Në kazanë Kërëk |
143 | Ramiz Efendi | — | — | Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në Loros |
144 | İdris Efendi | Gjirokastër | 1325/1908 | Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në |
145 | Abdi Efendi | — | — | İsh gjykatës i kazasë Drama |
146 | Nafiz Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Katirinit |
147 | Neki Efendi | — | — | İ shkarkuar nga gjykata e Muradijes |
148 | Mersin Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja e Sinxharit |
149 | Nazif Efendi | — | — | Mësues në xhaminë Fatih |
150 | Mehmet Nexhip Efendi | Delvina | — | İ shkarkuar nga kazaja e Milas |
151 | Halil Efendi | Gjirokastër | 1326/1909 | İ shkarkuar nga kazaja e Konices |
152 | Mahmud Efendi | Libohova | — | İ shkarkuar nga kazaja e Tiranës |
153 | Servet Efendi | Gjirokastër | — | Në kazanë Keshan |
154 | Salih Efendi | Gjirokastër | 1327/1910 | İ shkarkuar nga kazaja Tekirdağ |
155 | Ali Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja Naslic |
156 | Sejfullah Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja Shile |
157 | Hajrudin Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja Kordos |
158 | Agush Efendi | Gjirokastër | 1329/1912 | |
159 | Mehmet Emin Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazanë e Gjirokastrës |
160 | İsmet Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja Alasonja |
161 | Rifat Efendi | — | — | İ shkarkuar nga kazaja Zaho |
162 | Shevket Efendi | 1330/1913 | ||
163 | Ahmed Hamdi Efendi | Tomorica | 1331/1914 | |
164 | Fazil Efendi | Tirana | 1332/1915 | Në kazan Mean |
165 | Hafiz Xhemaledin Efendi | Dibra madhe | — | Nëpunës në Fetvahane |
Autor: Behar Kaçeli
[1] Terminologjia e asaj kohe kadi apo naib është ekuivaletni i fjalës gjykatës që përdoret sot në administratat moderne. Ne periudhën osmane kadiu ishte funksionari më i lartë lokal dhe që kishte lidhje të drejtëpërdrejta me sulltanin. Prandaj edhe roli dhe ndikimi që kishin në shoqëri ka qenë shumë i lartë.
[2] Ali Emiri “ İshkodra Vilayeti, Osmanlı SHairleri” Hazırlayan Dr. Hakan T. Karateke. Ankara 2018.
[3] Evlija Çelebi. “ Shqipëria para tre shekujsh”. BESA 2000. Për më shumë rreth numrit të xhamive, medreseve dhe mektebeve në periudhën osmane shih; Edmond Sharka “ Medresetë në trojet shqiptare gjatë sundimit osman”. Revista –Drita İslame. Tetor 2013
[4] İlmiye Salnamesi 1.defa. 1334/1916, s.690-736