Një zjarr i madh ka përfshirë një xhami në fshatin Shupenzë të Bulqizës në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, flakët shpërthyen rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, vetëm 10 minuta pas largimit të hoxhës nga xhamia.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe forcave të policisë, zjarri ka qenë i pamundur të shuhet me kohë.
Aktualisht, forcat e rendit dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.