Mbrëmë rreth orës 21:-00 e ka kapluar zjarri xhaminë në Drenoc të Deçanit.
Sipas Policisë në bazë të informacioneve të para dyshohet se nga rryma elektrike xhamia e fshatit është përfshirë në zjarr.
Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetime rreth rreth rastit dhe shkakut te zjarrit. Xhamia është djegur në tërësi. Nuk raportohet për të lënduar.