Digjet vetura me targa serbe në Podujevë, në të kishte eshtra njeriu

Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për KOHËN, duke thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.

“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut.