Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga një ndërtesë në Londër e cila u përfshi nga flakët gjatë natës.
“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ishin rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur.
Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe, ndërsa një numër i madh banorësh në katet e larta janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve.
Sipas Radio BBC Londër, zjarrfikësit e kanë humbur betejën kundër zjarrit.
Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur, ndërsa policia njoftoi se ndërtesa është në rrezik të shembet. /MESAZHI/