Ballina Jeta Dieta Dietë 5-ditore me mollë dhe dardhë

Dietë 5-ditore me mollë dhe dardhë

Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye.

Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra.

Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përveç kësaj, në 100 gramë mollë dhe dardhë gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.

Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.

Nga yndyrat, mund të përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.

Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.

Mos anashkaloni vaktet. Hani mëngjes jo më vonë se një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi dhe të humbisni rreth 5 kg.

Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera. Menuja pesëditore

DITA E PARË

Mëngjesi: ½ mollë e kuqe dhe 250 ml qumësht me 0.5 % yndyrë, 1 dardhëDreka: 2 vezë të ziera, 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale

Darka: 150 g fileto pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, lëng nga molla dhe dardha.

DITA E DYTË

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 100 g mish pule 250 ml lëng të freskët molle Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale, 1 Dardhë

Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

DITA E TRETË

Mëngjesi: Jogurt frutash, 1 mollë dhe 1 dardhëDreka: 100 g spageti me 150 g salcë bolonjeze, mollë e pjekur

Darka: 250 mish viçi i pjekur me sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

DITA E KATËRT

Mëngjesi: Një filxhan kos, 1 DardhëDreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale, Lëng molle dhe portokalli

Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

DITA E PESTË:

Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 70 g tuna, 1 mollë dhe 1 dardhë Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale, lëng molle

Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikëzëss.

Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietik.

Këto fruta mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut./Mesazhi/

Exit mobile version