Dietat mund të çojnë në depresion

Dietologia australiane, Lyndi Cohen, thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”, tha ajo.

Ka një lidhje mes asaj që ne hamë dhe ndjejmë dhe Cohen thotë se është truri që zgjedh çfarë të hamë dhe kur, është e rëndësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.“Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirë për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për t’u kujdesur për veten”,- shprehet ajo/Mesazhi/