Quhet dieta Swift, por njihet ndryshe edhe si dieta e zorrëve. Një prej nutricionisteve më të famshme në Amerikë, Katie Madonna Swift, zbulon sesi t’ia bëjmë për të patur zorrë të shëndetshme. Kjo falë një diete që rregullon shumë funksione të organizmit dhe ndihmon në rënien në peshë.
Rezultati: një bark të sheshtë në katër javë. Sipas ekspertes, gjithçka varet nga mikrobiomat, sëbashku me bakteret e zorrëve dhe është pikërisht këtu ku duhet vepruar.
“Rukola, brokoli, kunguj dhe thjerrëza janë disa prej ushqimeve që ndihmojnë”, shprehet Swift. “Janë fibra tepër të rëndësishme për shëndetin dhe organizmin në përgjithësi”, shton ajo.
Nutricionistja sjell 10 hapa për të patur një zorrë të shëndetshme dhe një bark të sheshtë në vetëm 4 javë.
Kujdes me sheqerin – Në një studim të publikuar në Shkurt të 2014 – ës, disa shkencëtarë të Harvard dolën në përfundimin se ata që merrnin më shumë se 21 përqind kalori në ditë nga sheqeri, dyshifonin rrezikun për të vdekur nga kardiopatia (sëmundje e muskujve të zemrës), në krahasim me ata që ruanin një nivel nën 10 përqind të sheqerit.