Dieta me bazë perimet, frutat dhe yndyrat e shëndetshme, veçse dhuron një pamje të kuruar dhe të bukur ka shumë përfitime edhe sa i përket shëndetit. Benefite të cilat i shohim në pjesë të trupit si zemra, truri etj. Më poshtë rendisin disa nga arsyet se përse dieta mesdhetare ndihmon në përmirësimin e shëndetit.
Lufton inflamacionin
Tek peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, shohim se kanë veti të shumta anti-inflamatore.
Tonifikon lëkurën
Sërish acidet yndyrore omega 3 që gjejmë tek peshqit, janë një nga faktorët më të rëndësishëm për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.
Mban trurin në formë
Disa nga ushqimet të cilat janë të pasura me antioksidantë si arrat dhe vaji i ullirit mund të ndihmojnë vonesën e shfaqjes së problemeve mendore.
Redukton riskun e kancerit
Përmes një dietë mesdhetare arrijmë të reduktojmë riskun e kancerit në qafën e mitrës dhe të gjirit.
Ndihmon për të jetuar më gjatë
Përmes efekteve antioksiduese dhe anti-inflamatore të frutave, perimeve dhe vajit të ullirit bëhet e mundur që të luftohen dëmtimet e shkaktuara nga oksidimet të lidhura ngushtësisht me plakjen./Xh.K/Opinion.al/