Ballina Jeta Shëndetësi Dieta me supë perimesh, humbisni 5-6 kilogramë për 7 ditë

Dieta me supë perimesh, humbisni 5-6 kilogramë për 7 ditë

Dieta me supë perimesh është pjesë e dietave “Mono-ushqimore”. Kjo dietë ka lindur në një spital amerikan për t’i bërë pacientët mbipeshë të humbnin peshë shpejt (5-6kg) për t’iu nënshtruar kirurgjisë kardiake. Në varësi të peshës kjo dietë mund të ndiqet për 7 ose 14 ditë dhe konsiston në ngrënien, pothuajse vetëm një supë perimesh për drekë.

Ky regjim përfshin 7 ditë supë me perime të shoqëruara me lëngje frutash pa sheqer, çaj dhe fruta. Ditën e katërt shtohen qumështi i skremuar dhe kosi me pak yndyrë, pastaj në ditën e shtatë viçi dhe orizi ngjyrë kaf. Kjo dietë mund të përsëritet për një maksimum prej dy javësh rresht.

E Hënë

  • Mëngjesi: Çaj ose kafe + 1 mollë
  • Paraditja: lëng frutash pa sheqer
  • Dreka: Supë perimesh + 1 mollë.
  • Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.
  • Darka: Supë perimesh + 1 dardhë.

E Martë

  • Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.
  • Paraditja: Çaj
  • Dreka: Supë perimesh
  • Pasditja: Çaj ose kafe.
  • Darka: Supë perimesh + 350 gr kërpudha me 2 lugë çaji vaj

E Mërkurë

  • Mëngjesi: Çaj ose kafe + ananas ose fruta të gatuara pa sheqer.
  • Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.
  • Dreka: Supë perimesh+ angjinare dhe karota të gatuara.
  • Pasditja: Lëng frutash pa sheqer
  • Darka: Supë perimesh + kungull të njomë dhe patëllxhan të pjekur në skarë.

E Enjte

  • Mëngjesi: Kapuçino + 1 banane.
  • Paraditja: Çaj ose kafe.
  • Dreka: 200g kos me pak yndyrë + 1 banane.
  • Pasditja: Çaj.
  • Darka: Supë me perime + 1 filxhan qumësht dhe 1 banane.

E Premte

  • Mëngjesi: Kafe + 1 dardhë
  • Paraditja: Çaj.
  • Dreka: 300 gram peshk të gatuar në avull + domate.
  • Pasditja: Çaj.
  • Darka: Supë me perime + karkalec deti ose levrek i pjekur në skarë ose 100gr salmon i tymosur.

E Shtunë

  • Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.
  • Paraditja: Çaj.
  • Dreka: 150gr mish viçi i pjekur në skarë + kungull i njomë dhe kopër të gatuar në avull.
  • Pasditja: Çaj.
  • Darka: Supë me perime + 200g mish pule ose gjeldeti pa lëkurë.

E Diel

  • Mëngjesi: Kafe + 2 biskota integrale me 2 lugë çaji reçel pa sheqer.
  • Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.
  • Dreka: 100gr oriz ngjyrë kafe + perime të gatuara në avull.
  • Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.
  • Darka: Supë me perime + karota të pa gatuara dhe kastravecë.
Exit mobile version