Dieta me supë perimesh është pjesë e dietave “Mono-ushqimore”. Kjo dietë ka lindur në një spital amerikan për t’i bërë pacientët mbipeshë të humbnin peshë shpejt (5-6kg) për t’iu nënshtruar kirurgjisë kardiake. Në varësi të peshës kjo dietë mund të ndiqet për 7 ose 14 ditë dhe konsiston në ngrënien, pothuajse vetëm një supë perimesh për drekë.
Ky regjim përfshin 7 ditë supë me perime të shoqëruara me lëngje frutash pa sheqer, çaj dhe fruta. Ditën e katërt shtohen qumështi i skremuar dhe kosi me pak yndyrë, pastaj në ditën e shtatë viçi dhe orizi ngjyrë kaf. Kjo dietë mund të përsëritet për një maksimum prej dy javësh rresht.
E Hënë
- Mëngjesi: Çaj ose kafe + 1 mollë
- Paraditja: lëng frutash pa sheqer
- Dreka: Supë perimesh + 1 mollë.
- Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.
- Darka: Supë perimesh + 1 dardhë.
E Martë
- Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.
- Paraditja: Çaj
- Dreka: Supë perimesh
- Pasditja: Çaj ose kafe.
- Darka: Supë perimesh + 350 gr kërpudha me 2 lugë çaji vaj
E Mërkurë
- Mëngjesi: Çaj ose kafe + ananas ose fruta të gatuara pa sheqer.
- Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.
- Dreka: Supë perimesh+ angjinare dhe karota të gatuara.
- Pasditja: Lëng frutash pa sheqer
- Darka: Supë perimesh + kungull të njomë dhe patëllxhan të pjekur në skarë.
E Enjte
- Mëngjesi: Kapuçino + 1 banane.
- Paraditja: Çaj ose kafe.
- Dreka: 200g kos me pak yndyrë + 1 banane.
- Pasditja: Çaj.
- Darka: Supë me perime + 1 filxhan qumësht dhe 1 banane.
E Premte
- Mëngjesi: Kafe + 1 dardhë
- Paraditja: Çaj.
- Dreka: 300 gram peshk të gatuar në avull + domate.
- Pasditja: Çaj.
- Darka: Supë me perime + karkalec deti ose levrek i pjekur në skarë ose 100gr salmon i tymosur.
E Shtunë
- Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.
- Paraditja: Çaj.
- Dreka: 150gr mish viçi i pjekur në skarë + kungull i njomë dhe kopër të gatuar në avull.
- Pasditja: Çaj.
- Darka: Supë me perime + 200g mish pule ose gjeldeti pa lëkurë.
E Diel
- Mëngjesi: Kafe + 2 biskota integrale me 2 lugë çaji reçel pa sheqer.
- Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.
- Dreka: 100gr oriz ngjyrë kafe + perime të gatuara në avull.
- Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.
- Darka: Supë me perime + karota të pa gatuara dhe kastravecë.