Ballina Jeta Shëndetësi Dieta kundër helicobacterit

Dieta kundër helicobacterit

Ja disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë në zbutjen e simptomave të infeksionit Helicobacter pylori:

– Hudhra është një anti-inflamator natyral, me veti antibiotike të shkëlqyera për promovimin e kurimit të bakterit. Marrja e hudhrës së papërpunuar dy herë në ditë mund të ndihmojë në luftën dhe mbrojtjen ndaj Helicobacter pylori.

– Brokoli eshte shumë i fuqishëm në luftimin e bakterit, pasi ato janë të pasura me sulforafan, një antioksidant dhe detoksifikues që mbron stomakun dhe lehtëson problemet gastrointestinale.

– Ushqimet e pasura me zink si: gruri , drithërat organike të papërpunuar si dhe ushqime të tjera të pasura me zink ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe ulin inflamacionin e stomakut. Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e ulcerave të shkaktuara nga ky bakter.

– Probiotiket janë baktere të mira, të afta për të kontribuar natyrshëm në kurimin e bakterit dhe infeksionit.

– Acidet yndyrore qe gjenden tek vaji i ullirit, avokadoja dhe frutat e thata ndihmojnë në bllokimin e rritjes së bakterit dhe ulin inflamacionin.

– Çaji jeshil është një pije e fuqishme antioksiduese dhe antivirale. Përmban katekine,komponime antibakteriale shumë të dobishme kundër Helicobacter pylori. Çaji jeshil mund të bllokojë rritjen e bakterit.

Prof. Dr. Anila Kalleshi

Exit mobile version