Dieta e përqindjeve

Të humbësh në peshë në pak ditë është ëndrra e çdo femre.

Trajneri Nicholas Polo shprehet për “Healthista” se kjo është diçka që realizohet duke ndjekur disa nga këshillat e tij :

1-Pini çaj Ginseng ose çaj jeshil.

Nëse do të hidhnit një sy në dietat e sportistëve do të vinit në re se në asnjërën prej tyre nuk mungon çaji jeshil . Përveç tij , është çaji korean Ginseng ai që ka një rol kryesor në ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak .

2-Bëni ushtrime intensive

Përderisa do të bëni ushtrime fizike për 10 ditë ato duhet të jenë intensive por limitojini deri në 20 minuta.

3- Ngrini pesha të rënda

Të ngrini pasha të rënda është një nga mënyrat më të mira për të përforcuar humbjen në peshë në një kohë të shkurtër.

4- Konsumoni ushqime pa sheqer

Trupi ynë përmban karbohidrate, yndyra dhe proteina që përdoren si burim energjie përgjatë ditës prandaj nuk duhet ta teproni me ushqimet që kanë nivel të lartë sheqeri. Rekomandohet vezë me proshutë në mëngjes, salmon ,karkaleca deti me avokado në drekë dhe biftek me sallatë jeshile në darkë.

5- Thuaj “Jo” Alkoolit

Më shumë se 2 pije me alkool ngadalësojnë metabolizmin e organizmit për 3 ditë. Kështu që nga 10 ditë të humbjes suaj në peshë nuk do të ishte e këshillueshme të neglizhonit 3 prej tyre.

6- Bëni foto para dhe prapa humbjes në peshë

Të shohësh rezultatet ditë pas dite është tëpër motivuese që ju të vazhdoni me rutinën tuaj prandaj Polo sugjeron të bëni foto para dietës dhe pas saj.

7- Pini shumë ujë

Blini një shishe të madhe me ujë. Në këtë mënyrë nuk do të shqetësoheni se sa gota ujë po pini në ditë.

8-Mbani ritmin

Të humbisni 5% të peshës tuaj do të thotë të punoni shumë për ta arritur. Mos bëni përjashtime të tilla si për shembull të dilni në darka dhe të konsumoni produkte me shumë kalori.