Ballina Argëtim Dieta e dimrit, ja 10 ushqimet e stinës

Dieta e dimrit, ja 10 ushqimet e stinës

Shumë fruta dhe perime të stinës do të ishin ideale për të përballuar sa më mirë ndërrimin e stinëve dhe ardhjen e dimrit.

Cilat do të ishin 10 superushqimet e dietës dimërore?

Duke qënë se ndryshon stina do të ishte mirë të ndryshonit edhe mënyrën e të ushqyerit. Idealja për të pastruar organizmin pas muajve të verës dhe për ta përgatitur të përballojë dimrin do të ishte dieta ushqimore dimërore.

Sipas dietologëve amerikanë ajo duhet të përmbajë:

Kungullin dimëror;
Kungullin amerikan (butternut squash);
Rrepat;
Dardhat;
Lakrat e Brukselit;
Brokoli;
Lulelakra;
Mollët;
Shegët;
Kungujt jeshilë.

Përse këto ushqime na bëjnë mirë?

Sipas Lainey Younkin, themeluese e “Younkin nutrition” në Boston, lakrat e Brukselit, brokoli dhe lulelakra janë shumë të pasura me substanca anti-tumorale prandaj duhet të konsumohen rregullisht.

Nga ana tjetër të gjithë llojet e kungujve përmbajnë pjesën më të madhe të vitaminës A që i nevojitet organizmit, duke qënë të pasura edhe me kalium apo vitaminë C.

Mollët janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, dardhat të pasura me kalium, fibra, shegët me antioksidantë, vitaminë A dhe kalium. Rrepat janë të pasura me acid folik dhe vitaminë C.

Këshillohen edhe lëngjet e frutave të shtrydhura në shtëpi.

Exit mobile version