Secili prej nesh ka provuar te humbase disa kile me ane te nje diete te caktuar, sikurse heret e vone shtimi ne peshe mund te rikthehet serish.
Tashme eshte gjendur arsyeja e pyetjes sone te perdithsme, pse ndodh kjo?
Behet fjale per nje sindrome e cila zhvillohet pas dietes, nje mekanizem mbrojtes i koordinuar mes hormoneve dhe metabolizmit, te cilat na drejtojne te shtojme ne peshe.
Kete zbulim e kane bere nje grup studiuesish australiane, te cilet shpjegojne nje studim te publikuar ne “New England Journal te Mjekesise”.
Ne kete studim kane asistuar 50 burra dhe gra, te cilet ne fazen fillestare peshonin 105 kg dhe 90 kg per here te fundit. Pas 10 javesh diete, personat e studimit kishin humbur 13 kg. Ne kete pike, 34 paciente nderprene dieten dhe filluan te punojne per te mbajtur peshen e re.
E gjithe kjo procedure realizohej me ane te keshillimit dhe me ane te telefonit per menyren e te ushqyerit.
Por pavaresisht nga te gjitha keto perpjekje, pas nje viti, pacientet kishin marre serish 5 kg, ndersa ndiheshin te uritur dhe te shqetesuar per ushqimin kur filluan dieten.
Studiuesit zbuluan se organet e pacientit te shendoshe, silleshin si te ishin te uritur, per te fituar peshen e humbur.
Ishte sikur te kishe nje sindrome “post-diete” – thote Joseph Proietto. “Ajo qe ne pame ishte nje mekanizem mbrojtes i koordinuar me komponente te shumte, te drejtuar per te na shtuar ne peshe”, tha me tej ai.
Megjithate ky rezultat i referohet nje kampioni te caktuar te personave me te shendoshe./Mesazhi/